Home / Lajme / Maqedoni / Voria’: Greqia Veriore ‘vuan’ nga kazinot dhe çmimet e ulëta në Maqedoni

Voria’: Greqia Veriore ‘vuan’ nga kazinot dhe çmimet e ulëta në Maqedoni

18 nëntor-Sipas “Viora”, Greqinë Veriore po e kaplon “fenomeni Maqedonia” me shumë çmime atraktive, gjë që paraqet barë shtesë për ekonominë e Kukushit, e cila është e goditur rëndë nga kriza ekonomike. Dhjetëra pompa të benzinave janë mbyllur pasi që nuk kanë mundur të garojnë me çmimet në Maqedoni.

Pothuajse 15 mijë banorë të Greqisë Veriore çdo fundjavë e vizitojnë Gjevgjelinë për bixhoz dhe shoping, gjë që shkakton brengosje te promotorët dhe sipërmarrësit në rajon.

Kështu shkruan në portalin ekonomik “Voria”, duke theksuar se grekët nga pjesa veriore e vendit shumë shpesh i vizitojnë tre kazinot në afërsi të kufirit gjë që e “gjunjëzon ekonominë lokale në rajonet kufitare në pjesën veriore të Greqisë”.

Sipas të dhënave të stacionit policor në vendkalimin kufitar Evzoni nga viti 2009 e këndej, çdo të premte kufirin e kalojnë të paktën pesë deri në gjashtë mijë persona, ndërsa të shtunën ky numër është tetë mijë udhëtarë.

Vizitorë në kasinot janë para së gjithash banorët e Kukushit dhe të Selanikut, ndërsa janë evidentuar madje edhe bujq nga Larisa, të cilët pasi të marrin subvencione, menjëherë shkojnë për të luajtur bixhoz.

Sipas “Viora”, Greqinë Veriore po e kaplon “fenomeni Maqedonia” me shumë çmime atraktive, gjë që paraqet barë shtesë për ekonominë e Kukushit, e cila është e goditur rëndë nga kriza ekonomike. Dhjetëra pompa të benzinave janë mbyllur pasi që nuk kanë mundur të garojnë me çmimet në Maqedoni.

Një “dukuri e re brengosëse” siç thotë portali është ajo që pensionistët e Kukushit dhe fshatrave përreth po i braktisin shtëpitë e tyre dhe po marrin banesa me qira në Gjevgjeli ku paguajnë 100 euro me energji elektrike dhe ngrohje.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *