Home / Sport / Xavi: Ronaldo dhe jo Messi në garën për “Topin e Artë”

Xavi: Ronaldo dhe jo Messi në garën për “Topin e Artë”

-Unë gjithmonë do t’ia jepja Messit, pasi ai është një lojtar që i fiton ndeshjet vetë, edhe pse ju duhet të pranoni se Ribery dhe Cristiano kanë arritur një nivel stratosferik në aspekt të golave dhe asistimeve’, shprehet Xavi.

Xavi, bashkëlojtari i Messit në Barcelonë, deklaroi se Cristiano Ronaldo është favorit për çmimin “Topi Artë”.

Spanjolli mendon se argjentinasi këtë vit do të ketë një konkurrencë më të ngjeshur për çmimin prestigjioz, për shkak të paraqitjeve impresive të Cristiano Ronaldos, Franck Ribery dhe Arjen Robben.

-Nëse e pyesim veten se kush është lojtari më i mirë në botë, atëherë duhet të jetë Messi, nuk ka dyshime, ka thënë Xavi për Sport.

-Por nëse pyetni se kush është lojtari më i mirë në vitin 2013, atëherë pranoj se ka më shumë debat për këtë. Fakti se Messi e ka fituar atë pesë herë radhazi, mund të përfundojë duke e dëmtuar atë kur është fjala te votimi.

-Unë gjithmonë do t’ia jepja Messit, pasi ai është një lojtar që i fiton ndeshjet vetë, edhe pse ju duhet të pranoni se Ribery dhe Cristiano kanë arritur një nivel stratosferik në aspekt të golave dhe asistimeve.

-Ribery fitoi gjithçka, dhe Cristiano ka shënuar një numër të jashtëzakonshëm të golave. Nëse do të isha kapiten i Spanjës dhe duhej të votoja, do t’ia jepja votën time fillimisht Messit, pastaj Riberyt dhe pastaj Cristianos. Edhe Arjen Robben do të mund ta fitonte votën time, ka shtuar spanjolli.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *