Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferri dhe Kumbaro në Muzeun e Kongresit të Alfabetit

Xhaferri dhe Kumbaro në Muzeun e Kongresit të Alfabetit

22 Nentor… Në qytetin e Manastirit sot me rastin e 105 vjetorit të Kongresit të Alfabetit qëndruan delegacione qeveritare nga Shkupi dhe Tirana.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri i shoqëruar nga zyrtarë të lartë qeveritar vizitoi Muzeun e Kongresit të Alfabetit me rastin e këtij përvjetori. Ai me këtë rast u takua në shtëpinë muze me ministren e Kulturës të Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Në këtë takim, Xhaferri dhe Kumbaro u fokusuan mbi rëndësinë dhe aspektet e kësaj date historike si dhe bashkëpunimin në sferën e kulturës në mes dy vendeve.

“Kishim një bisedë shumë miqësore, biseduam për Festën dhe për rëndësinë kombëtare që ka kjo ditë në unifikimin e Alfabetit Shqip. Vumë theksin tek të gjitha mundësitë që ka krijuar kjo ditë si një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të popullit shqiptar, që i paraprin shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912 dhe i bashkon shqiptarët në Alfabetin e tyre që besoj se për të gjithë ne është i shenjtë”, – deklaroi pas takimit zëvendëskryeministri Xhaferri.

Nga Shtëpia e Alfabetit, zv/kryeministri Musa Xhaferri të gjithë shqiptarëve ua ka uruar Ditën e Alfabetit. Më pas ata i janë drejtuar Pallatit të Kulturës në këtë qytet ku ndoqën Akademinë Solemne me rastin e Ditës së Alfabetit. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *