Home / Lajme / Rajon / Zaev: Një kandidat për president i pranueshëm edhe për shqiptarët dhe të tjerët

Zaev: Një kandidat për president i pranueshëm edhe për shqiptarët dhe të tjerët

3 nëntor-
Ai shtoi se si kryetar i LSDM dhe anëtarësia e saj e kanë të qartë karakterin multidimensional të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e bashkësive etnike gjatë zgjedhjes së kandidatit për president të vendit. Lideri i opozitës maqedonase këto komente i bëri gjatë takimit me simpatizantët dhe anëtarësinë në Strugë.

Kryetari i partisë më të madhe të opozitës maqedonase LSDM, Zoran Zaev ka theksuar se opozita maqedonase është në kërkim të një personaliteti të vërtetetë për kandidatë për president të vendit.

“Më shumë se një muaj jemi të përkushtuar intensivisht në gjetjen e një personaliteti të vërtetë për kandidat për president të shtetit. Jemi në pritje të një kandidati maqedonas që do të jetë i pranueshëm për qytetarët shqiptarë, qytetarët turq, rom, vllehë dhe të nacionaliteteve tjera”, deklaroi Zaev.

Ai shtoi se si kryetar i LSDM dhe anëtarësia e saj e kanë të qartë karakterin multidimensional të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e bashkësive etnike gjatë zgjedhjes së kandidatit për president të vendit. Lideri i opozitës maqedonase këto komente i bëri gjatë takimit me simpatizantët dhe anëtarësinë në Strugë.

Duke folur për çështjen e kontestit të emrit, Zaev nënvizoi se nuk do të lejojnë ndryshimin e emrit, që do të dëmtojë identitetin kombëtar maqedonas. “Ajo që përmendet Maqedonia e Epërme apo e Veriut, kjo do të thotë se nuk do të lejojë që unë të jem maqedonas i epërm apo verio-maqedonas”, theksoi kryetari i socialdemokratëve maqedonas

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *