Home / Lajme / Maqedoni / Zaevit i ka mbetur hatri pse nuk e takoi Rama

Zaevit i ka mbetur hatri pse nuk e takoi Rama

7 nëntor-
“Ne duam të kemi bashkëpunim më të ngushtë me liderin dhe kryeministrin shqiptar që vjen nga e majta apo e majta e qendrës së djathtë dhe në këtë drejtim të shkëmbejmë përvoja, programe dhe projekte të përbashkëta, sepse edhe pretendimi ynë është që sa më shpejt të rikthehemi në pushtet”, theksuan nga LSDM.

Lideri i partisë më të madhe opozitare maqedonase LSDM, Zoran Zaev i ka mbetur hatri pasi që kryeministri socialist Edi Rama nuk e ka takuar ate.

Kjo bëhet e ditur nga burime pranë kësaj partie, të cilët kanë theksuar për agjencinë e lajmeve INA se Rama si një socialist do të duhej të takonte edhe lidershipin e socialdemokratëve maqedonas, që janë parti me programe dhe synime të përafërta politike.

“Ne duam të kemi bashkëpunim më të ngushtë me liderin dhe kryeministrin shqiptar që vjen nga e majta apo e majta e qendrës së djathtë dhe në këtë drejtim të shkëmbejmë përvoja, programe dhe projekte të përbashkëta, sepse edhe pretendimi ynë është që sa më shpejt të rikthehemi në pushtet”, theksuan nga LSDM.

Lidhja Social Demokrate në Maqedoni (LSDM) së fundi ka nisur shpalosjen e programeve sociale dhe ekonomike për qytetarët, duke bërë një ofertë parapërgaditore për zgjedhjet e mundshme të parakohshme parlamentare. Edi Rama një vit më parë në cilësinë e liderit të opozitës takoi kreun e LSDM gjatë vizitës së tij në Shkup. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *