Home / Lajme / Rajon / Zgjedhjet lokale sot në Kosovë

Zgjedhjet lokale sot në Kosovë

3 nëntor-Një pjesë e mërgimtarëve kanë shfrytëzuar organizimet partiake dhe biletat me çmime të lira për të kaluar një fundjavë në vendlindje. Kjo ka ndikuar që një numër i madh i mërgimtarëve prej dy ditëve kanë mbërritur masivisht në Kosovë.

Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e rregullta lokale. 1.779.357 qytetarë kanë të drejtën e votës. (E plotësuar)

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në veri, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja e sigurisë në veri është kryesisht e qetë. Megjithatë, ai bëri të ditur se në tri lokacione në afërsi të qendrave të votimit, disa qytetarë janë duke bërë thirrje për të bojkotuar procesin e votimit.

“Së paku në tri lokacione të ndryshme të qendrave të votimit kemi grupe të qytetarëve, të cilët thërrasin për bojkotim të këtyre zgjedhjeve. Këta persona po qëndrojnë në një distancë më të largët nga qendrat e votimit dhe nuk kemi të bëjmë me bllokim të hyrjeve drejtpërdrejt me qendrat e votimit, por vetëm me shprehje të pakënaqësisë së tyre me këtë aspekt të votimit. Thjesht, ata thërrasin njerëzit për bojkotim të këtyre zgjedhjeve”, tha Hoti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, janë hapur qendrat e votimit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se procesi i votimit është duke shkuar mirë, me përjashtim të një qendre votimi në veri të Mitrovicës.

“Është vetëm një vendvotim në Mitrovicën veriore, i cili për disa shkaqe teknike nuk është hapur ende; ndryshe të gjitha qendrat e votimit janë hapur”, deklaroi Daka në takimin e parë për sot me gazetarët.

Kryetareja e KQZ-së tha se deri me tash nuk ka raportime për incidente apo parregullsi eventuale.

07:00 – Procesi i votimeve nis nga ora 07.00 dhe përfundon në ora 19.00 në 2.366 vendvotime në 39 komuna të Kosovës, ku qytetarët do të votojnë për kandidatët për kryetar komune dhe për asambletë komunale në listat e hapura.

Në këto zgjedhje konkurrojnë 103 lista zgjedhore, prej të cilave 38 të shqiptarëve, 33 të serbëve, si dhe lista të kandidatëve të pavarur dhe të komuniteteve tjera si turq, rom, boshnjak, goranë, malazezë, kroat dhe ashkalinjë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kumtoi se gjithçka është gati që të nisin votimet në mbarë vendin. Sipas KQZ, mbi 30.173 vëzhgues do të vëzhgojnë këto zgjedhje.

Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë si dhe për funksionimin normal të procesit zgjedhor janë të angazhuar 5.500 pjesëtarë të forcave policore të Kosovës, të mbështetur edhe nga misioni i EULEX dhe OSBE.

Mediat kanë paralajmëruar jehonë të madhe të votuesve, ndërsa është paralajmëruar se gati në 80 për qind të komunave do të ketë raund të dytë të votimeve.

Diaspora pa interes të madh për të votuar

Një numër i vogël i mërgimtarëve nga diaspora do të jenë sot për të shfrytëzuar të drejtën e votës.

Edhe përkundër disa tentimeve për organizime të votuesve nga diaspora për të ardhur në Kosovë dhe për të shprehur të drejtën e votës, megjithatë pritet një fluks i vogël.

Një pjesë e mërgimtarëve kanë shfrytëzuar organizimet partiake dhe biletat me çmime të lira për të kaluar një fundjavë në vendlindje. Kjo ka ndikuar që një numër i madh i mërgimtarëve prej dy ditëve kanë mbërritur masivisht në Kosovë.

Serbët të organizuar nga Serbia për të votuar në Kosovë

Serbët e Kosovës që janë të shpërngulur nëpër Serbi do të mbërrijnë sot në Kosovë në mënyrë të organizuar për të shfrytëzuar të drejtën e votës. Zyra serbe për Kosovë në Beograd nga mesnata ka organizuar transportin e organizuar të serbëve nga disa qytete të Serbisë. Nëpër disa qytete janë organizuar autobusë special që do të transportojnë serbët për të votuar dhe më pas për ti kthyer në destinacionin e njejtë në Serbi. (INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *