Home / Sport / Zyrtare: Shpëtim Duro u.d. trajner i parë i Shkëndijsë

Zyrtare: Shpëtim Duro u.d. trajner i parë i Shkëndijsë

“Duke parë ecurinë e palakmueshme të ekipit dhe trendin mjaft negativ në lojrat e fundit, posaçërisht pas humbjes së thellë të së shtunës, u detyruam të largojmë Jovanovskin dhe ndihmësit e tij Trajanovski e Micevski. Menjëherë u vumë në kërkim të një tekniku adekuat dhe të denjë për të drejtuar ekipin tonë në këto tre xhiro të mbetura të gjysmësezonit vjeshtor.

Duke analizuar situatën e krijuar në ekip pas ngjarjeve të fundit dhe shkarkimit të trajnerit Gjore Jovanovski, drejtuesit e Shkëndijës kanë reaguar në mënyrë të shpejtë duke plotësuar këtë post me teknikun e njohur nga Shqipëria, Shpëtim Duro.

“Duke parë ecurinë e palakmueshme të ekipit dhe trendin mjaft negativ në lojrat e fundit, posaçërisht pas humbjes së thellë të së shtunës, u detyruam të largojmë Jovanovskin dhe ndihmësit e tij Trajanovski e Micevski. Menjëherë u vumë në kërkim të një tekniku adekuat dhe të denjë për të drejtuar ekipin tonë në këto tre xhiro të mbetura të gjysmësezonit vjeshtor.
Shpëtim Duro, trajner i sukseshëm me përvojë të madhe në disa skuadra të mëdhaja të kampionatit shqiptar, ish-seleksionues i kombëtareve të shpresave të Shqipërisë dhe assistent në kombëtaren A të Shqipërisë në kohën kur seleksionues ishte kroati Oto Bariç.

Duro, i prirë nga motoja ”Miqtë e mire shihen në ditë të vështira” si mik i vërtetë yni ka treguar gatishmëri t’i ndihmojë skuadrës në këtë periudhë të veshtirë për Klubin tonë dhe ne vendosëm ta emërojmë ushtrues detyre, trajner i parë i Shkëndijsë.

Detyra e Duros do të jetë që me përvojen e tij të madhe të stabilizojë ekipin dhe të tentojë të mbledhë sa më shumë pikë që është e mundur në këto tre xhiro të mbetura të sezonit vjeshtor.

Ndërkohë ne, ashtu siç kemi komunikuar edhe me herët, vazhdojmë të punojmë në planin e angazhimit të përforcimeve cilësore dhe kompletimit të kuadrit të futbollistëve , si dhe gjetjen e një trajneri cilësor për qëllime afatgjata.

Shpëtim Duro veç më ka udhëtuar drejt Maqedonisë, ndërsa të Hënën do të drejtojë seancën e parë stërvitore të ekipit tonë ‘kuqezi.

Në tre lojrat e ardhshme të gjithë duhet të tregojmë dashurinë e vërtetë ndaj Klubit tonë të zemrës, të mobilizojmë bashkërisht të gjitha fuqitë e mundshme dhe të mbeshtesim maksimalisht ekipin tonë në arritjen e rezultateve pozitive.”

Kryesia e Klubit

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *