Home / Sport / 10 vjet Tifozët kuqezi, ata bashkuan shqiptarët

10 vjet Tifozët kuqezi, ata bashkuan shqiptarët

Kujtojmë se tifozat kuqezi e janë themeluar me 25 dhjetor të vitit 2003. Këta tifozat në këto 10 dhjetë vitet e fundit i kanë dhënë një përkrahje të fuqishme kuqezinjve në sfidat evropiane e botërore.

Grupi më i madh i tifozëve shqiptar, Tifozat kuqezi të shtunën në ambientet e “Sheshit 21”, kanë festuar 10 vjetorin.Tifozë, Trajnerë, sportistë, përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), personalitet të jetës politike, të shtunën mbrëma ia kishin mësyrë “Sheshit 21” për ta bërë edhe më madhështore ditëlindjen e dhjetë të Tifozave Kuqezi.Nën brohoritjet “Shqipëri Etnike”, “Shqipëri Etnike”, “O sa mirë me qenë shqiptar”, ka nisur manifestimi i përvjetorit të dhjetë të tifozave më të fuqishëm shqiptar, të cilët e mreshtën fuqishëm Kombëtaren shqiptare në futboll, madje edhe atëherë kur rezultatet nuk ishin pozitive.Burim Hana, njëri ndër përfaqësuesit e tifozave Kuqezi, fillimisht përshëndeti përfaqësuesit e familjes së komandantit legjendar “Adem Jashari”, e më pas me disa fjalë elaboroi themelimin dhe zhvillimin e këtyre tifozëve që tashmë kanë bërë emër në çdo vend ku flitet shqip.Hana tha se nuk ka qenë i lehtë themelimi i tifozave Kuqezi. Ai tha se themelimin e këtyre tifozëve e bën pesë veta, por që ky numër vazhdimisht shkojnë në rritje. Sipas tij, tifozat kuqezi nuk do të zbrapsen pavarësisht rezultateve.“Të nderuar familja Jashari, të nderuar përfaqësues të federatave përkatëse. Unë do të bëj një kronologji të shkurtër të tifozave kuqezi. Qysh po e shoh tash qenkeni bërë kallabllak. Dua të ju pyes diçka. A ka këtu që dikush nuk ka dëgjuar për tifozat kuqezi. Do të thotë jo. Para dhjetëviteve paramendoni asnjëri nuk ka dëgjuar për tifozat kuqezi. Kisha dashur që këtë duartrokitje t’ia dedikon organizatorëve që sonte na kanë mbledh këtu. Kanë pasur punë sonte shumë, por e kanë pasur më lehtë se ne para dhjetë viteve. Ne në fillim kemi qenë pesë vetë, jemi bërë dhjetë. Këta dhjetë veta me 25 dhjetor 2003 jemi organizuar dhe e kemi themeluar zyrtarisht grupin e tifozave kuqezi me të vetëm agjende që t’i bëjmë bashkë gjithë shqiptarët në ‘Qemal Stafa’, aty ku luan kombëtarja jonë. Na ia kemi arritur qëllimit. Tani ju mbetet të rinjve që janë këtu, por edhe disa tjerëve që nuk janë këtu, që të vazh dojnë dhe këtij dhjetëvjetor më i shtue edhe shumë vite tjera. Falënderoj të gjithë ata që na kanë ndihmuar në këto dhjetë vite dhe shpresoj se edhe më tutje do të jemi bashkë me moton ‘O sa mirë me qenë shqiptar’”, ka thënë Hana.Ndërkohë, i emocionuar që ishte pjesë e kësaj ngjarje të madhe sportive, të pranishmeve iu drejtua portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, i cili militon në Lazion e Italisë.Berisha pasi ju uroj tifozave kuqezi për përvjetorin e 10-të, tha se krenohet që ka mundësi të jep kontribut në Kombëtaren shqiptar. Sipas Berishës, tifozat kuqezi kanë bërë shumë për kombëtaren, madje sipas tij, vetëm tifozat kuqezi janë ata që kanë bashkuar shqiptarët.“Unë më herët kam qenë pjesë e juaj më parë, por tani në formë tjetër kam arritur që të kontribuoj për Kombëtaren, pra në fushë. Krenohem jashtëzakonisht shumë ashtu sikur ju, sepse e di se çfarë bëni dhe keni bërë edhe më herët për këtë kombëtare. Mirëpo ky përvjetor ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe shpresoj se do të kemi edhe më shumë dhe do të bashkohemi edhe më shumë, sepse është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë. Por, dua të them edhe një gjë shumë të rëndësishme për ne si lojtar së ndihem jashtëzakonisht mirë kur shohim gjithë ata shikues dhe çdo ndeshje që kemi luajtur si në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, gjithmonë jemi ndier sikur të luanim në shtëpinë tonë. Më këtë organizim që keni bërë keni arritur që t’i bashkoni gjitha trojet shqiptare në një vend dhe një tifozeri të vetme”, ka theksuar Berisha.Pjesë e kësaj ngjarje të bukur sportiv ishte edhe boksieri i madh shqiptar, Nuri Seferi, i cili pak ditë më parë mbrojti titullin e kampionit të Evropës.Seferi dukej mjaft shumë emocionuar, madje më të dal në bina tha se më vështirë e ka te gjendet para tifozave kuqezi se sa në ring.Ai ka falënderuar gjithë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin atij në ringjet e ndryshme evropiane. Seferi ka thënë se gjaku i rënë i dëshmorëve nuk është lehtë për tu anashkaluar.“Do ta kisha më lehë të ngjitesha në ring se sa të flas para juve. Unë jam shumë mirënjohës tifozave kuqezi, për arsye se jeni bërthama e vetme që bashkoni gjithë trojet shqiptare. Tifozat kuqezi kanë anëtar nga gjitha trevat shqiptare dhe meritojnë t’i përgëzojmë për këtë kontribut dhe ju uroj dhjetëvjetorin e formimit të tifozave kuqezi. Personalisht ju falënderoi shumë, sepse jeni bërthama dhe forca e vetëm që me jepni motiv që të përfaqësojë kuqezi dhe këtë e bëj më krenarin më të madhe për arsye se ky gjak trimash që është derdhur deri më tani nuk është lehtë për ta anashkaluar mbi të”, ka pohuar Seferi.Përvjetori i dhjetë i tifozave kuqezi është mbyllur më një dokumentar të realizuar nga komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakahoxha.Kujtojmë se tifozat kuqezi e janë themeluar me 25 dhjetor të vitit 2003. Këta tifozat në këto 10 dhjetë vitet e fundit i kanë dhënë një përkrahje të fuqishme kuqezinjve në sfidat evropiane e botërore.Nën brohoritjet ‘O sa mirë me qenë Shqiptar!’ tifozat Kuqezi përveç mbështetje se madh që i bën ekipit shqiptar në “Qemal Stafa”, përkrahja e tyre nuk ka munguar as shumë stadiume evropiane si në Cardiff, Leverkusen, Belfast, Amsterdam, Paris, Dublin, Geneve, Lubjanë, Oslo, e shumë e shumë stadiume tjera.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *