Home / Lajme / Maqedoni / 15 përmendore ilegale të “Shkupi 2014”

15 përmendore ilegale të “Shkupi 2014”

11 dhjetor-“Deri më tani nga komuna kanë vërtetuar se në urë janë vendosur 15 përmendore në mënyrë joligjore dhe nuk ekziston ndonjë dokumentacion, në të cilat është edhe përmendorja e car Dushanit.
Ne nuk do të tolerojmë objekte të vendosura në mënyrë joligjore. Duhet të hiqet çdo gjë që është vendosur në këtë mënyrë në Komunë Qendër. Nuk do ti trajtojë përmendoret si diçka të posaçme”, ka thënë Zhernovski.

Për vendosjen e disa përmendoreve nuk ka asnjë dokumentacion, por vetëm se janë vendosur si pjesë e pazareve politike dhe që tani po nxisin tensione ndëretnike.

Kryetari i komunës Qendër në Shkup, Andrej Zhernovski ka theksuar se janë 15 përmendore që janë vendosur në mënyrë antiligjore në pjesën qendrore të Shkupit si pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Zhernovski tha se për vendosjen e disa përmendoreve nuk ka asnjë dokumentacion, por vetëm se janë vendosur si pjesë e pazareve politike dhe që tani po nxisin tensione ndëretnike dhe ndërmjet qytetarëve.

Ai me këtë rast ka përmendur edhe përmendoren e mbretit serb Car Dushani, që sipas tij është antiligjore, pasi që ajo nuk është paraparë në planin urban dhe të detajuar në Urën e civilizimeve mbi lumin Vardar, ku janë vendosur edhe përmendore të tjera.

“Deri më tani nga komuna kanë vërtetuar se në urë janë vendosur 15 përmendore në mënyrë joligjore dhe nuk ekziston ndonjë dokumentacion, në të cilat është edhe përmendorja e car Dushanit.
Ne nuk do të tolerojmë objekte të vendosura në mënyrë joligjore. Duhet të hiqet çdo gjë që është vendosur në këtë mënyrë në Komunë Qendër. Nuk do ti trajtojë përmendoret si diçka të posaçme”, ka thënë Zhernovski.

Vendosja e përmendores së Car Dushanit po vazhdon të nxis reagimin e shqiptarëve. Javën e kaluar ka dështuar një tentim për rrënimin e saj, ndërsa vazhdojnë reagimet për heqjen e saj nga grupe të ndryshme të qytetarëve nëpër rrjetet sociale. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *