Home / Lajme / Maqedoni / 2013 vit problematik për Tetovarët

2013 vit problematik për Tetovarët

31 dhjetor- Rajoni i Tetovës renditet në qytetet më të ndotura jo vetëm në Gadishullin Ballkanik por edhe më gjërë. Sipas të gjitha analizave të deritanishme, ndotja më e madhe vjen nga kombinatri Silmak. Kjo bëri që të ketë edhe protesta në qytetin e Tetovës për ndotjen. Problem i pazgjidhur edhe këtë vit ishte kaosi në komunikacion dhe mungesa e vendparkimit që e bën qytetin e Tetovës një qytet të stërngarkuar dhe me komikacion mjaft të dendur.

Autor Urim HASIPI
Tetovarët po i japin fund edhe një viti të keq në shumë aspekte. Ata në vitin që po e lëmë pas u përballën me mungesën e ujit të pijshëm, problem ky shumë i vjetër që bartet nga viti në vit dhe asesi të zgjidhet. Është premtuar shumë herë se ky problem do të zgjidhet por sot e kësaj dite nuk ka një epilog.

Problem tjetër me të cilin përballen qytetarët e Tetovës kohëve të fundit është edhe ndotja e ajrit.

Rajoni i Tetovës renditet në qytetet më të ndotura jo vetëm në Gadishullin Ballkanik por edhe më gjërë. Sipas të gjitha analizave të deritanishme, ndotja më e madhe vjen nga kombinatri Silmak. Kjo bëri që të ketë edhe protesta në qytetin e Tetovës për ndotjen. Problem i pazgjidhur edhe këtë vit ishte kaosi në komunikacion dhe mungesa e vendparkimit që e bën qytetin e Tetovës një qytet të stërngarkuar dhe me komikacion mjaft të dendur.

Më problem është gjatë stinës së verës dhe në fund vit kur në Tetovë pothaujse është e pamundur të qarkullosh me veturë dhe komunikacioni paralizohet tërësisht. Problem në vete është edhe infrastruktura rrugore në shumë pjesë të qytetit.

Deri më tash janë arnuar rreth 80 përqind e gropave nëpër rrugët e qytetit ndërsa rruga nga Universiteti I Evropës Juglindore në Tetovë deri tek tregu I kafshëve ngeli pa regulluar edhe pse disa herë ishte premtuar se do të sanohen rrugët.

Në aspektin e infrastrukturës këtë vit që po e lëmë pas vlen të ceket rregullimi i bulevardit Ilirija nga qendra deri në dalje të Tetovë për në Shkup. Pa përfunduar ngeli edhe qendra e diagnostifikimit dhe emergjencës në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës.

Edhe pse e e njejta filloi të ndërtohet në vitin 2009 megjithatë e njejta ende nuk është duke u lëshuar në përdorim. Poashtu këtë vit nuk u vendos as gurrthemeli i objektit të Bibliotekës dhe Teatrit në Tetovë.
Nxënësit nëpër shkolla u përballën me mungesë të literaturës. Më problem kishin nxënësit në drejtimet profesionale.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *