Home / Lajme / Maqedoni / 25 raste të reja me HIV SIDA

25 raste të reja me HIV SIDA

1 dhjetor-Nga 25 personat e saporegjistruar sivjet, 23 janë të gjinisë mashkullore, ndërsa dy janë të gjinisë femërore. Theksoi se sipas vendbanimit, prej atyre 25 personave, 18 janë nga Shkupi, ndërsa nga një nga Kumanova, Bogdanci, Ohri, Kriva Pallanka, Shtipi, Struga dhe Tetova.

194 raste të infektuar nga HIV/AIDS-i janë regjistruar në Maqedoni nga viti 1987 deri më tani.

Prej të cilëve në vitin 2013 janë 25 persona, ndërsa në vitin 2012 janë 23. Të infektuar nga AIDS kanë qenë 143 persona. Nga AIDS në Maqedoni kanë vdekur 71 persona.

Nga 25 personat e saporegjistruar sivjet, 23 janë të gjinisë mashkullore, ndërsa dy janë të gjinisë femërore. Theksoi se sipas vendbanimit, prej atyre 25 personave, 18 janë nga Shkupi, ndërsa nga një nga Kumanova, Bogdanci, Ohri, Kriva Pallanka, Shtipi, Struga dhe Tetova.

Sipas mënyrë së bartjes së HIV-it, 14 persona janë infektuar me HIV gjatë marrëdhënies homoseksuale, 10 gjatë marrëdhënie heteroseksuale, ndërsa ndërsa te një rast është bartur nga nëna te fryti. Prej tyre, njëmbëdhjetë janë të moshës midis 20 deri 29 vjeç, tetë – 30 deri 39 vjeç, tre – 40 deri 49 vjeç, dhe nga një të moshës prej gjashtë vjeç, prej 50-59 vjeç dhe 60 vjeç.

Në Programin për parandalimin e dukurisë së HIV/AIDS-it për vitin 2014 nga mjetet buxhetore janë miratuar 22 milionë denarë prej të cilave përpos për aktivitete parandaluese, një pjesë e madhe e mjeteve do t’i përdorin për furnizimin e një terapie antiretrovirusale për shërimin në kohë dhe përkatës të pacientëve të sëmurë.

Për këtë viti në Programin për parandalimin e dukurisë së HIV-AIDS janë paraparë tetë milionë denarë të cilat janë paraparë për aktivitete për këshillim dhe testim vullnetar.

Sipas njohurive më të reja të OBSH-së, nëse me kohë zbulohet HIV infeksioni mundet shumë më mirë të trajtohet, vazhdohet shekulli i jetës i personit të infektuar, ulet vdekshmëria, për në përqindje të madhe parandalohet bartja në persona të tjerë.

Në botë 35,3 milionë njerëz jetojnë me HIV-AIDS. Në vitin 2012 2,3 milionë janë infektuar me HIV, ndërsa 1,6 milionë kanë vdekur nga SIDA. Çdo ditë rreth 6.300 infektohen me HIV, ndërsa çdo orë rreth 262 persona.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *