Home / Lajme / Maqedoni / 357 arrestime nga “Alfa”-t për vetëm një muaj! (VIDEO)

357 arrestime nga “Alfa”-t për vetëm një muaj! (VIDEO)

Shkup, 09 dhjetor – Njësiti special “Alfa” gjatë muajit të kaluar ka pasur goxha punë. Sipas të dhënave të MPB-së, “Alfa”-t, vetëm muajin e kaluar kanë bërë legjitimim të 1061 personave, rishikim të 109 automjeteve, kurse në baza të ndryshme kanë arrestuar në total 357 persona.

Nga të arrestuarit në bazë të telegrameve shifra është 55 persona, në bazë të kërkimeve dhe urdhëresës nga Gjykata Themelore 45 persona, nën dyshim për vepër të kryer penale 22 sosh, sipas veprës së kryer penale 48 persona, në vendin e kryerjes së veprës penale 21 persona, për vuajtje të dënimit me burg 9, për vërtetimin e identitetit 11 persona, për posedim të lëndëve të palejueshme 6 persona dhe 3 shtetas të huaj për qëndrim ilegal në vend.

Gjithashtu, gjatë muajit të kaluar “Alfa”-t kanë arrestuar edhe 70 persona që kanë shkelur rendin publik. “Alfa”-t kanë pasur edhe asistim në konfiskimin e telefonave celularë, ku kanë realizuar kontroll mbi objekte të hotelerisë, kanë kapur 3 persona që u përpoqën të kryejnë vjedhje, pastaj automjet të ngarkuar me dru ku kanë pasur të dyshuar rreth 17 shtetas të huaj dhe kanë arrestuar persona që ishin të kapur me marihuanë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *