Home / Lajme / Maqedoni / 5 të plagosur në Zherovjan

5 të plagosur në Zherovjan

16 dhjetor-Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 5. Pas sulmit me armë, drejt klinikave të Shkupit janë dërguar 4 persona me inicialet, F.T., F.S., M.V, dhe E.A., ndërsa personi me iniciale B.H., është mbajtur për kurim në spitalin e Tetovës. Sipas të dhënave jo zyrtare, të gjithë personat janë jashtë rrezikut për jetën.

Katër persona të plagosur, është bilanci i një sherri banal të ndodhur në kafenenë “Lovec” në fshatin Zherovjan. Pas një fjalosjeje, katër banorë të Negotinës së Pollogut dhe njëri nga Tetova, kanë vendosur t’i lajnë hesapet me armë zjarri. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 5. Pas sulmit me armë, drejt klinikave të Shkupit janë dërguar 4 persona me inicialet, F.T., F.S., M.V, dhe E.A., ndërsa personi me iniciale B.H., është mbajtur për kurim në spitalin e Tetovës. Sipas të dhënave jo zyrtare, të gjithë personat janë jashtë rrezikut për jetën. Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës ka shkuar menjëherë ne vendngjarje për të kryer hetimet, së bashku edhe me gjykatësin hetues. Zëdhënësi Marjan Josifovski konfirmoi rastin, por tha se është ende herët të tregohet arsyeja e sherrit. Sipas tij, vetëm njëri nga 5 të plagosurit është në gjendje të flasë, kështu që hetimi do të ishte parcial pa dëshmitë e të tjerëve.

Gjithashtu lexo

DAÇIÇ NE E DIMË PËR ÇFARË JENI MARRË VESH – (VIDEO)

Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *