Home / Lajme / Maqedoni / Ademi fajëson komunikacionin e dendur dhe amvisëritë për ndotjen e ajrit

Ademi fajëson komunikacionin e dendur dhe amvisëritë për ndotjen e ajrit

16 dhjetor-Sipas tij, ndotësit më të mëdhenj që dyshohet se po ndotin ambientin si “Makstil”, “Legurat”, “Shkupi” dhe kapacitet të tjera tek Hekurana nuk punojnë që nga 28 nëntori. Ai shtoi se kapacitet e tjera të mëdha në këtë rajon i përmbushin standardet ekologjike.

Ministri i Ambientit Jetësor në Maqedoni, Abdilaqim Ademi deklaroi sot se ndotja e theksuar e ajrit në Shkup është si pasojë e dendshmërisë së komunikacionit, amvisëritë dhe ndërtimtarisë. Ai mohoi se ndotja e madhe po shkaktohet nga kapacitetet e mëdha industriale në Shkup. Ministri Ademi këto komente i bëri sot me rastin e fillimit të punëtorisë dyditore TAIEH për cilësinë e ajrit.

Ministri dikasterial vlerëson se nevojitet ngritje e vetëdijes te të gjithë, qytetarët të shfrytëzojnë derivate më cilësore për ngrohje dhe të mos i shfrytëzojnë automjetet.

“Nëse tani dalim në bulevard do të shohim se në çdo automjet vozitet vetëm shoferi, nuk shfrytëzohet transporti publik dhe nuk ecet në këmbë. Nëse ndotja vjen nga komunikacioni duhet të jemi të vetëdijshëm se automjete duhet t’i shfrytëzojmë sa është e mundur më pak në këtë periudhë, të shfrytëzojmë transportin publik. Nëse nuk është nga sezoni i ngrohjes energjens më cilësor të ngrohjes, të mos shfrytëzojmë naftë, mazut, sepse kanë ndikim të dëmshmen ndaj ajrit ambiental” theksoi ministri Ademi.

Sipas tij, ndotësit më të mëdhenj që dyshohet se po ndotin ambientin si “Makstil”, “Legurat”, “Shkupi” dhe kapacitet të tjera tek Hekurana nuk punojnë që nga 28 nëntori. Ai shtoi se kapacitet e tjera të mëdha në këtë rajon i përmbushin standardet ekologjike.

Ministri Ademi shtoi se nëse cilësia e ajrit nuk përmirësohet gjatë 10 ditëve të ardhshme, ai paralajmëroi se do të ndërmerren hapa konkret.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftoi se mungesa e erës, borës dhe shiut është një ndër faktorët të cilët ndikojnë në cilësinë e ajrit dhe situatë të tillë ka pasur edhe më herët, në vitin 1993 dhe 2002.

Matjet e fundit për cilësinë e ajrit në Shkup tregojnë vlera të larta mbi 180 mikrogram në metër kub në Lisiçe, ndërsa të larta në pjesët tjera të Shkupit. Koncentrime të larta sot në mëngjes janë matur edhe në Tetovë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *