Home / Lajme / Maqedoni / Ademi: Kongresi i partisë do sjelle potenciale te reja

Ademi: Kongresi i partisë do sjelle potenciale te reja

1 dhjetor-“Pas përfundimit të kuvendeve zgjedhore në nivel të degëve të partisë, do të fillojë procesi i zgjedhjeve në forumet rinore dhe forumin e gruas në kuadër të BDI-së, pasi të zgjidhen organet e reja në kudër të këtyre forumeve do të fillojnë përgatitjet për Kongresin e partisë”, thotë Abdilaqim Ademi.

Mbajtjes së kongresit të BDI-së, do ti paraprij një proces zgjedhor në të gjitha strukturat e saj në bazë të statutit dhe rregullores së partisë të miratuar njëzëri nga anëtarët e saj. Sekretari i përgjithshëm BDI-së, Abdilaqim Ademi, për “Portalb”, thotë se tendencat për të pasqyruar një luftë të brendshme në parti për shkak të Kongresit, janë spekulime dhe larg realitetit.

Sipas, Ademit , muaji nëntor rrumbullakon periudhën katër vjeçare, por nuk mund të konsiderohet si shtyrje të mbajtjes së Kongresit, sepse ne paraprakisht nuk kemi përcaktuar një datë për mbajtjen e Kongresit.

“Pas përfundimit të kuvendeve zgjedhore në nivel të degëve të partisë, do të fillojë procesi i zgjedhjeve në forumet rinore dhe forumin e gruas në kuadër të BDI-së, pasi të zgjidhen organet e reja në kudër të këtyre forumeve do të fillojnë përgatitjet për Kongresin e partisë”, thotë Abdilaqim Ademi.

Sipas tij, Kongresi duhet të konfirmojë kryesimin e Ali Ahmetit me partinë dhe të zgjedhë anëtarët e tjerë të kryesisë.

Plasaritjet për një garë brenda zyrtarëve të kësaj partie, Ademi i konsideron si të pabazuara dhe në kundërshtim me frymën e brendshme, ku sipas tij dominonë një harmoni e plotë. Sipas tij, Kongresi do të jetë një garë ku nuk do të ketë as humbës dhe as fitues.

Ademi, thekson se edhe pse është herët të flitet, Kongresi do të sjellë edhe potenciale të reja në kuadër të partisë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *