Home / Lajme / Maqedoni / Aeroporti “Aleksandri i Madh” edhe sot mbetet i mbyllur nga mjegulla!

Aeroporti “Aleksandri i Madh” edhe sot mbetet i mbyllur nga mjegulla!

Shkup, 21 dhjetor – Mjegulla e dendur vazhdon ta mbajë të bllokuar komunikacionin ajror. Mbi 15 fluturime janë anuluar në aeroportin “Aleksandri i Madh”.

Aterimet e aeroplanëve drejtohen për në Ohër, Beograd dhe Sofje, kurse disa qytetarë të cilët udhëtojnë në destinacione të largëta, janë vendosur edhe nëpër hotele.

“Mbeta dy ditë me radhë në aeroport. Udhëtoj drejt Stanbollit. Nuk kam asnjë informatë se çfarë po ndodh. Më duket se duhet të shkojmë në Sofje dhe prej atje të fluturojmë”, thotë një qytetar nga aeroproti i Shkupit.

Gjatë ditës së djeshme ishin anuluar mbi 10 fluturime. Aeroplani nga Beogradi është kthyer sërish pas, ndërsa aeroplani nga Stambolli ka zbritur në Ohër.

Gjatë ditës së sotme pritet të rrallohet pak mjegulla, ndërsa sërish do të jetë e dendur nga dita e nesërme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *