Home / Lajme / Maqedoni / Aeroporti i Shkupit edhe sot i mbyllur për shkak mjegullës

Aeroporti i Shkupit edhe sot i mbyllur për shkak mjegullës

Shkup, 20 dhjetor – Aeroporti i Shkupit prej mbrëmë dhe sot vazhdon të jetë i mbyllur dhe se janë anuluar të gjitha fluturimet dhe aterimet, për shkak të mjegullës së dendur.

Edhe sot ka qenë e pranishme mjegulla e dendur që ka vështirësuar edhe shikueshmërinë në autostradën Shkup – Kumanovë – Veles. Aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” edhe dje deri në mesditë mbeti i bllokuar për shkak të mjegullës, ndërsa të gjitha fluturimet e destinuara për Shkup u urdhëruan për të ateruar në Aeroportin e Ohrit, Sofjes dhe Beogradit.

Nga shërbimet e aeroportit theksuan se vazhdimisht po ndiqet situata lidhur me kohën dhe se të gjithë udhëtarët, kompanitë dhe opinioni i gjërë po informohet përmes faqes zyrtare të aeroportit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *