Home / Lajme / Maqedoni / Aeroportin i Shkupit sërish i bllokuar

Aeroportin i Shkupit sërish i bllokuar

23 dhjetor-Nga ora 04.00 e mëngjesit janë anuluar 12 aterime të aeroplanëve nga Vjena, Lubjana, Londra, Stambolli dhe Zagrebi. Derisa aeroplanët nga Lubjana dhe Dizeldorfi kanë ateruar në Ohër.

Aeroporti i Shkupit vazhon të jetë i bllokuar edhe sot nga mjegulla e dendur dhe se që nga mëngjesi janë anuluar të gjitha fluturimet dhe aterimet, për shkak të mjegullës së dendur. Sipas shërbimeve të aeroportit ‘Aleksandri i Madh’ janë anuluar dhjetra aterime dhe se shumica e tyre janë destinuar për në Aeroportin e Ohrit.

Nga ora 04.00 e mëngjesit janë anuluar 12 aterime të aeroplanëve nga Vjena, Lubjana, Londra, Stambolli dhe Zagrebi. Derisa aeroplanët nga Lubjana dhe Dizeldorfi kanë ateruar në Ohër.

Mjegulla është e pranieshme edhe në autostradën Shkup – Kumanovë – Veles, duke vështirësuar dhe ngadalësuar fluksin e lëvizjes së makinave dhe mjeteve transportuese.
Nga shërbimet e aeroportit theksuan se vazhdimisht po ndiqet situata lidhur me kohën dhe se të gjithë udhëtarët, kompanitë dhe opinioni i gjërë po informohet përmes faqes zyrtare të aeroportit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *