Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Në koalicion ka dallime, por nuk ka probleme

Ahmeti: Në koalicion ka dallime, por nuk ka probleme

22 dhjetor-Por, ai duhet të jetë njeri që duhet t’i paraqesë edhe shqiptarët”, thotë Ahmeti. Deri tani shqiptarët, shton, dolën me një apo dy kandidatë, ndërsa maqedonasit me dy apo tre kandidatë. “Bëhet një dramë, veçanërisht te shqiptarët, edhe pse e dimë se nuk është e mundur të zgjidhet shqiptar, për shkak nuk ka numrët të mjaftueshëm të votave, e dinë se ndërkaq do të zgjidhet një kandidat maqedonas”, theksoi lideri i BD-së në intervistën për Radio Evropa e Lirë.

Në koalicion ka dallime, por nuk ka probleme, nuk ka përplasje nga natyra radikale. Ka ide të ndryshme për të cilat po diskutohet, për të cilat ka dialog, që të arrihen zgjidhjet më të mira, deklaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në intervistën javore të Radio Evropa e Lirë. Ahmeti thotë se mosgjidhja e emrit krijon pasiguri dhe tension politik në vend dhe në rajon. “Duhet të theksoj se Maqedonia për momentin ndodhet në udhëkryq dhe disa herë kam thënë se aksidentet e trafikut ndodhin në udhëkryqe, e jo në rrugë të drejtë. Ne si politikan angazhohemi që vendi të shkojë në rrugë të drejtë dhe të mos mbetemi në situatë staus kuo. Ne jemi në atë pikë ku duhet të vendosim nëse do të shkojmë përpara apo do të kthehemi mbrapa. Nëse lëvizin mbrapa do të ballafaqohemi me izolim, me ç’rast çmimin do ta paguajnë qytetarët e Maqedonisë”, tha Ahmeti. Sipas tij, vendi gjendet në një moment të rëndësishëm, që kërkon aksion, trimëri dhe vendosshmëri, që të ulen në tryezë të arrihet koncenzus etnik dhe politik dhe të zgjidhet alternative e vetme për shkak se nuk ka tjetër, dhe ajo është NATO dhe BE, paqe, stabilizim dhe zhvillim ekonomik i vendit tonë dhe të tërë rajonit. “Ne jemi pjesë e Evropës dhe duhet të punojmë dhe t’i arrijmë standardet që i kërkon Evropa. Evropa është bashkësi e dallimeve, në atë Evropë secili e ruan identitetin e vet dhe e përforcon atë identitet, por nëse mbetemi të izoluar rrezikojmë ta humbim edhe identitetin edhe shtetin”, shton Ahmeti. Lidhur me zgjedhjet presidenciale thotë se është i gatshëm të pranojë kandidat koncesual i cili do të ishte i pranueshëm edhe për shqiptarët edhe për maqedonasit. “Pse mos të bëhen hapa më të mençura, pse mos të mendojmë më seriozisht, ai president a duhet të jetë president i të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë? Kuptohet se duhet. Edhe unë jam i gatshëm ta bëj hapin e parë i cili kërkon trimëri, të pranoj kandidat koncesual, Por, ai duhet të jetë njeri që duhet t’i paraqesë edhe shqiptarët”, thotë Ahmeti. Deri tani shqiptarët, shton, dolën me një apo dy kandidatë, ndërsa maqedonasit me dy apo tre kandidatë. “Bëhet një dramë, veçanërisht te shqiptarët, edhe pse e dimë se nuk është e mundur të zgjidhet shqiptar, për shkak nuk ka numrët të mjaftueshëm të votave, e dinë se ndërkaq do të zgjidhet një kandidat maqedonas”, theksoi lideri i BD-së në intervistën për Radio Evropa e Lirë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *