Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti prit ambasadorin malazez

Ahmeti prit ambasadorin malazez

Tetovë, 6 dhjetor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në një takim pune Ambasadorin e Malit të Zi në Maqedoni, DushanMërdoviç.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth marrëdhënieve midis dy vendeve, perspektivave të Ballkanit perëndimor si dhe për aktualitete politike. Ambasadori i Malit të Zi, madje theksoi rolin e rëndësishëm të komunitetitshqiptar në Mal të Zi, në veçanti drejt arritjes së pavarësisë së këtijvendi, por edhe edhe në zhvillimet e mëtetjme.

“Gjithashtu u diskutua rreth letrës së kryetarit Ahmeti dërguarkryetarit të Asamblesë Parlamentare të OSBE Krivokapiç në të cilën efton atë që të ushtron autoritetin e tij për të ndihmuar në zgjidhjen eçështjes së emrit dhe Ambasadori Mërdiç paralajmëroi vizitën e z.Krivokapiç në të ardhmën e afërt.

Kryetari Ahmeti theksoi kontributin e të gjitha subjekteve politikeshqiptare në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri për ta përkrahur pavarësinë eMalit të Zi si dhe foli për përvojat e tija konstruktive me udhëheqësitpolitik të Malit të Zi.

Z. Ahmeti u përqendrua në rëndësinë e procesit integrues të Maqedonisë,por edhe të vendeve të rajonit në NATO dhe Bashkimin Evropian me ç’rasttheksoi që Maqedonia dhe Mali i Zi duhet të përkahen mes vete për taarritur këtë synim të ndërsjellë”, thuhet në komunikatën e kabinetit të Ahmetit.

Ndryshe, kryetari Ahmeti gjithashtu foli për takimet e veta në nivele të lartandërkombëtare që arritën të rikthejnë vëmendjen e komunitetitndërkombëtar për nevojën urgjente të zgjidhjes së çështjes së emrit sinjë parakusht për të vijuar proceset integruese.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *