Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti shpreson që Gjermania të ndihmojë në kontestin e emrit

Ahmeti shpreson që Gjermania të ndihmojë në kontestin e emrit

23 dhjetor-Ahmeti theksoi rolin e rëndësishëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në zgjidhjen e çështjes së emrit e cila do të kontribuonte në paqën, stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë dhe të rajonit të Ballkanit perendimor. Një kontribut i tillë për paqën e rajonit është edhe marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit, e cila u arrit me ndërmjetësimin e drejtpërdrejt të komunitetit ndërkombëtar.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e partisë në Tetovë Ambasadoren e Gjermanisë, Gudrun Shtajnaker. Gjithashtu, Kryetari Ahmeti është takuar edhe me Piter Dju, përfaqësues special i Sekretarit Gjeneral të OKB për rajonin e Ballkanit Perendimor.Kryetari Ahmeti dhe Ambasadorja Gjermane disktuan rreth konkluzave të samitit të Bashkimit Evropian, por edhe për zhvillimet politike në vend, me theks të veçant në integrimet EuroAtlantike. Lideri Ahmeti shprehu mirënjohje për angazhimin gjerman në kontestin me emrin, në veçanti takimin e Kancelarës Merkel dhe ndërmjetësit të OKB për emrin Nimic si dhe deklaratat e bashkëpunëtorëve të saj dhe deputetëve gjerman. Ahmeti shprehu bindjen që qeveria e re gjermane do të intensifikojë përpjekjet për të ndihmuar në mbylljen e suksesshme të çështjes së emrit dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.Gjermania mbetet mbështetëse e Maqedonisë në rrugën drejt NATOsë dhe BEsë, por njëkohësisht inkurajon edhe zgjidhje sa më të shpejtë të kontestit me fqiun jugor Greqinë.Për të aritur zgjidhje, palët duhet të ulen në tavolinë dhe të arrijnë kompromis mbi propozimin e fundit të Nimic, por kjo mund të arrihet vetëm me ndërmjetësim ndërkombëtar.Me Dju, Kryetari Ahmeti foli rreth situatës në Ballkanin perendimor, marrëdhëniet ndërfqinjësore, nevojën për pajtim ndërshtetëror dhe integrim të përbashkët në BE dhe NATO. Ahmeti theksoi rolin e rëndësishëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në zgjidhjen e çështjes së emrit e cila do të kontribuonte në paqën, stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë dhe të rajonit të Ballkanit perendimor. Një kontribut i tillë për paqën e rajonit është edhe marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit, e cila u arrit me ndërmjetësimin e drejtpërdrejt të komunitetit ndërkombëtar.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *