Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takon Uollersin

Ahmeti takon Uollersin

19 dhjetor-Volers riafirmoi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për procesin integrues të Maqedonisë në strukturat EuroAtlantike dhe inkurajoi për intensifikim të përpjekjeve vendore për ta realizuar këtë synim.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot gjithashtu ka qëndruar edhe në Ambasadën Amerikane në Shkup ku është takuar me Ambasadorin e SHBA në Maqedoni, Poll Volers.

Ahmeti dhe Volers kanë folur për situatën aktuale politike në vend, perspektivat EuroAtlantike të Maqedonisë, zgjedhjet Presidenciale dhe reformat e kodit zgjedhor.

Volers riafirmoi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për procesin integrues të Maqedonisë në strukturat EuroAtlantike dhe inkurajoi për intensifikim të përpjekjeve vendore për ta realizuar këtë synim.

Stabiliteti i vendit dhe i rajonit sigurohet vetëm nëpërmjet të integrimit të vendeve të Ballkanit perendimor në NATO dhe BE.

Ahmeti theksoi që SHBA janë partner strategjik i Maqedonisë dhe i rajonit në përpjekjet për ti integruar vendet e Ballkanit Perendimor në NATO, por edhe në Bashkimin Evropian dhe ftoi autoritetet amerikane që të angazhohen drejtpërdrejt në ndihmesë të përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Tash është koha për zgjidhje dhe palët të ulen në tavolinë me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, SHBA, Bashkimit Evropian dhe NATOsë.

Në lidhje me zgjedhjet presidenciale, Kryetari Ahmeti ripërsëriti qëndrimin për mbështjetje të një kandidati konsensual për President që do të ishte i pranueshëm për të gjithë qytetarët.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *