Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Vendet skandinave të ndihmojnë në zgjidhjen e emrit

Ahmeti: Vendet skandinave të ndihmojnë në zgjidhjen e emrit

4 dhjetor-“Çdo vonesë drejt realizimit të këtij synimi sjell vështirësi për vendin si dhe për avancimin e të arriturave të përbashkëta në dekadën e fundit. Komuniteti ndërkombëtar dhe vendet anëtare të NATOsë dhe të Bashkimit Evropian duhet të kyçen në lehtësimin e zgjidhjes së kontestit me fqiun tonë jugor Greqinë që po mban peng proceset tona integruese”, ka nënvizuar Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përfunduar vizitën e tij në shtetet skandinave, gjegjësisht qëndrimin në Oslo, ku takoi zyrtarët e lartë të shtetit norvegjez, drejtues të MPJ-së së Danimarkës dhe Suedisë. Në kuadër të kësaj vizite, sipas njoftimit të lëshuar nga kabineti i Ahmetit thuhet se kjo vizitë është në vazhdën e përpjekjeve për integrimin e vendit në NATO dhe BE. Ahmeti sërish ka kërkuar siç thuhet ndihmën e miqve ndërkombëtar për të lëvizur procesin dhe rëndësinë që Maqedonia të anëtarësohet në strukturat evroatlantike.

“Çdo vonesë drejt realizimit të këtij synimi sjell vështirësi për vendin si dhe për avancimin e të arriturave të përbashkëta në dekadën e fundit. Komuniteti ndërkombëtar dhe vendet anëtare të NATOsë dhe të Bashkimit Evropian duhet të kyçen në lehtësimin e zgjidhjes së kontestit me fqiun tonë jugor Greqinë që po mban peng proceset tona integruese”, ka nënvizuar Ahmeti.

Kreu i BDI-së ka theksuar edhe nevojën e zgjidhjes së kontestit të emrit, ndërsa për këtë ka kërkuar që autoritetet e shteteve skandinave të ndihmojnë në përmbylljen e procesit të negociatave për çështjen e emrit. Kjo vizitë është pjesë e vizitave të kreut të BDI-së që muajve të fundit ka zhvilluar në vendet anëtare të BE-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *