Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti viziton zyren ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Shkup

Ahmeti viziton zyren ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Shkup

19 dhjetor-Kryetari Ahmeti nënvizoi që anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE mbetet prioritet i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe për këtë arsye do të vijojmë përpjekjet tona për ta realizuar këtë synim

Kryetari Ahmeti ka vizituar sot zyren ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Shkup ku është takuar me Ambasadorin Grek, Haris Lalakos.Bashkëbiseduedit kanë shkëmbyer mendime rreth samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel, zhvillimeve politike midis dy vendeve si dhe të ardhmen EuroAtlantike të Maqedonisë dhe rajonit.Kryetari Ahmeti nënvizoi që anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE mbetet prioritet i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe për këtë arsye do të vijojmë përpjekjet tona për ta realizuar këtë synim.Kryetari Ahmeti theksoi shpresën që Shkupi dhe Athina do të ulen në tavolinë dhe të arrijnë kompromis mbi çështjen e emrit sa më parë.
Zgjidhja e kontestit me emrin dhe Marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë parakusht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.Ky proces është alternativa e vetme për vendin tonë dhe duhet të bëjmë
çmos që ta realizojmë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *