Home / Lajme / Maqedoni / Aksidentohen dy trena në afërsi të Velesit

Aksidentohen dy trena në afërsi të Velesit

16 dhjetor-
Zëdhënësja e Sektorit të Punëve të Brendshme në Veles, Anita Stojkovska theksoi se se trenat u përplasën vetëm disa metra pranë një stacioni rural hekurudhor pranë qytetit të Velesit. Ajo theksoi se ekipet hetimore sot do të publikojnë shkaqet që kanë çuar në aksidentin.

Dy trena mbrëmë janë përplasur në afërsi të qytetit të Velesit në pjesën qendrore të Maqedonisë.

Por bilanci i këtij aksidenti ka qenë me disa udhëtarë të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar në Klinikën e Shkupit.

Njëri nga trenat ishte me udhëtarë, ndërsa tjetri ishte një tren që po transportonte mallra. Në momentin kur po afroheshin në afërsi të stacionit rural të trenave në Veles, për shkak të sinjalizimeve të gabuara, ata janë përplasur.

Zëdhënësja e Sektorit të Punëve të Brendshme në Veles, Anita Stojkovska theksoi se se trenat u përplasën vetëm disa metra pranë një stacioni rural hekurudhor pranë qytetit të Velesit. Ajo theksoi se ekipet hetimore sot do të publikojnë shkaqet që kanë çuar në aksidentin.

Jozyrtarisht mësohet se një gabim sinjalistik ka çuar në përplasjen e dy trenave, me ç`rast njëri prej tyre ka dalur nga binarët.

Ndërmarrja “Hekurudhat e Maqedonisë” informoi sot se për shkak të aksidentit hekurudhur është pezulluar lëvizja e trenave në linjën që çon drejt Greqisë dhe në anën tjetër drejt Shkupit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *