Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policor në fshatin Çegran (VIDEO)

Aksion policor në fshatin Çegran (VIDEO)

Tetovë, 18 dhjetor – Aksion policor në lokalin “Eksport import Cegran” në fshatin Cegran. Plaçkiten dy pleq në Tetovë.

Plaçkiten dy pleq në Tetovë. Ngjarja ka ndodhur të martën në shtëpinë në rrugën “Goce Dellçev”, në Tetovë ku kanë jetuar një çift I moshës 70 vjeçare. Sipas rrëfimit të tyre, rreth orës 17.00, në derë kanë trokitur tre persona të panjohur, njëri prej tyre me maskë në kokë. Siç informoi policia e Tetovës, dy personat e panjohur kanë hyrë me forcë brenda, e kanë sulmuar çiftin dhe u kanë kërkuar para, duke I kërcënuar se do ti vrasin. “Të frikësuar për jetën e tyre, ata u kanë treguar vendin ku I mbajnë paratë me ç`rast ata kanë marrë 2600 euro dhe 2500 denarë dhe më pas të njejtit janë lërguar në drejtim të panjohur”, njofton policia e Tetovës.

Mbrëmë rreth orës 1 dhe dy pas mesnatës është kryer aksion policor në lokalin “Eksport import Cegran” në fshatin Cegran, pronë e B.N 31 vjecar nga po i njejti fshat. Gjatë kontrollit në këtë objekt, janë takuar 6 shtetase të huaja, 5 nga Shqipëria dhe 1 nga Kosova, të moshës 20 dhe 24 vjec ku në këtë objektë kanë punua si këngëtare. Vajzat dhe pronari janë dërguar në stacionin policor në Gostivarë. Punohet në zbardhjen e plotë të këtij rasti theksojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *