Home / Lajme / Maqedoni / Albafone sjell Mike Dusin në Tetovë

Albafone sjell Mike Dusin në Tetovë

11 dhjetor-Filmi gjysmë autobiografik “Mike Boy”, tregon se talenti dhe vullneti i madh i tij e shndërroi në një nga picierët legjendarë shqiptaro-amerikanë. Në film paraqitet çiltërsia, humori dhe përzemërsia e Mikelit, duke nxjerrë kështu në pah disa nga karakteristikat kryesore të kulturës shqiptare.

Filmi me përmasa ndërkombëtare “Mikey Boy” i aktorit hollivudian me origjinë shqiptare nga Gjakova, Mike Dusi vjen nga Hollivudi drejt në Tetovë. Premiera është të enjten, 12 dhjetor në Qendrën e Kulturës në Tetovë.

Ka kaluar vetëm një muaj nga premiera e filmit në kinemanë më të mirë në New York, “AMC Empire” kur Mike Dusi u shfaq me filmin e tij i cili nxjerr në pah pjesë të jetës shqiptare dhe na përfaqëson në një mënyrë komike.

Ky film bëri bujë jo vetëm në Amerikë ku mysafir ishin yjet e famshme kinematografike dhe numër i madh i emrave të njohur nga show bizi i SHBA-ve. Pritjet ishin të tejkaluara që nga java e parë e shfaqjes së filmit, në kuadër të interesimit dhe pjesëmarrjes për filmin. Shikueshmëria e „Mikey Boy“ ishte në vend të parë në krahasim me filmat e tjerë në kinemanë e lartëpërmendur.Po ashtu, filmi kishte premierë në Shqipëri dhe në Kosovë me një pritje të jashtëzakonshme nga vetë presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani, si dhe nga kryeministri, z. Edi Rama.

Pas Shqipërisë, filmi udhëtoi në Kosovë ku akoma po shfaqet, dhe ndalesën tjetër në Ballkan do ta realizojë në kryeqendrën shqipfolëse në vend, Tetovën.

“Ne duam dhe do të jemi në hap jo vetëm me ngjarjet që ndodhin në vend por do t’ju paraprijmë edhe ngjarjeve siç është premiera e filmit me përmasa botërore “Mikey Boy”- u shpreh Bleta Abdullai, drejtor marketingu në Albafone. Besojmë se Tetova, qyteti i kulturës dhe gjithashtu qyteti universitar do të shprehë interes për ta mirëpritur sa më mirë Mike Dusin.
Nga ana tjetër, Mike u shpreh se është hapitur me mikpritjen që ka parë nga njerëzit në vend dhe premtoi se këto ditë do kalojë akoma më shumë kohë me shqiptarët për t’i njohur akoma më mirë, dhe pse jo, për të përgatitur edhe një film tjetër.
Premiera e filmit është ditën e enjte, më 12 dhjetor, kurse nga datat 13-16 të gjithë të interesuarit mund t’i sigurojnë biletat e tyre FALAS me blerjen e një numri Albafone.

Mike Dusi është një djalë shqiptaro-amerikan nga Queensi në New York. Jeta e tij ka patur shumë të përpjeta dhe të tatëpjeta që kur ai mësoi se i duhej të udhëtonte për në Shqipëri për të rregulluar një martesë. MikeyBoy vendosi për të bërë një kërkim nëpër botë bashkë me shokun e tij të ngushtë Robin për të fituar sërish të dashurën e tij amerikane dhe të shmangte vajtjen në Shqipëri për t’u martuar. Aktori Dusi ka pranuar se ai është rritur me traditën dhe kulturën shqiptare, andaj dhe tregimi në film, është i motivuar nga një histori shqiptare.

Filmi gjysmë autobiografik “Mike Boy”, tregon se talenti dhe vullneti i madh i tij e shndërroi në një nga picierët legjendarë shqiptaro-amerikanë. Në film paraqitet çiltërsia, humori dhe përzemërsia e Mikelit, duke nxjerrë kështu në pah disa nga karakteristikat kryesore të kulturës shqiptare. Sipas gazetës njujorkeze ”Daily News” filmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shqiptarëve në Amerikë, të cilët e pritën me padurim shikimin e premierës së tij. Mikel Dusi është shprehur për ”Daily News” se që i vogël ka ndihmuar prindërit në picerinë që kishin hapur në Amerikë, duke i bërë ata të ndiheshin gjithnjë e më krenarë për djalin e tyre.

Filmi Komedi / Aventurë MikeyBoy është shfaqur edhe në Festivalin e filmit “Sundance”, Festivalin e filmit Cannes, në Hollywood, edhe në New York, në Francë, Monako dhe Itali. Po ashtu, Mike prezantoi filmin e tij edhe në Shqipëri ku kishte një pritje të jashtëzakonshme nga vetë Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani si dhe nga kryeministri, Edi Rama. Pas Shqipërisë, filmi udhëtoi në Kosovë ku akoma po shfaqet, dhe ndalesën tjetër në Ballkan po e realizon në kryeqendrën shqipfolëse në vend, Tetovën.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *