Home / Lajme / Maqedoni / “Alfat” sulmojnë shitësit, por hasin në rezistencë dhe poshtërohen

“Alfat” sulmojnë shitësit, por hasin në rezistencë dhe poshtërohen

29 dhjetor-tensione nga shitësit, të cilët qëndruan në mbrojtje të mallit të vet.Situata edhe më shumë e ka nxehur njësiti policor Alfa, të cilët të frikuar shkrepën disa plumba në ajër. Kjo ka nxehur gjakrat mes qytetarëve të cilët kanë bllokuar rrugët dhe kanë rrethuar policinë, duke pasur edhe kacafytje të kohëpaskohshme.

Tensione në prag eskalimi në Bit Pazar të Shkupit. Aksioni i policisë për mbledhjen e mjeteve piroteknike dhe arrestimin e shitësve shqiptarë në Bit Pazar është pritur me kundërshtime dhe tensione nga shitësit, të cilët qëndruan në mbrojtje të mallit të vet.

Situata edhe më shumë e ka nxehur njësiti policor Alfa, të cilët të frikuar shkrepën disa plumba në ajër. Kjo ka nxehur gjakrat mes qytetarëve të cilët kanë bllokuar rrugët dhe kanë rrethuar policinë, duke pasur edhe kacafytje të kohëpaskohshme.
Lagjja Bit Pazar e Shkupit është shndërruar në fushëbetejë midis njësitit policor “Alfa” dhe shitësve që i kanë dyqanet në këtë lagje.

Për disa minuta rruga kryesore është bllokuar ngaqë njësiti “Alfa”, sipas informacioneve në terren, ka tentuar t’i arrestojë disa shitës që i kanë rezistuar sulmit pa paralajmërim të këtij njësiti policor, njofton portali Almakos.com.

Mësohet se qëllim i “Alfave” ka qenë konfiskimi i mallrave, mirëpo ata kanë hasur në rezistencë të shitësve që me çdo kusht kanë tentuar ta mbrojnë mallin e tyre.

Policia është gjendur e rrethuar nga shitësit dhe banorët e lagjes, gjë që e ka detyrar të ndërpres operacionin. Ata e kanë kthyer mallin dhe i kanë liruar shitësit që i kanë rezistuar këtij operacioni policor të papritur.

Nga zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Brendshme ende nuk ka reagim zyrtar lidhur me këtë ngjarje ky u përplasen ashpër shitësit shqiptar dhe njësiti policor “Alfa”

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *