Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmedi spiunonte Ali Ahmetin, Fazli Veliun dhe veprimtarët (VIDEO)

Ali Ahmedi spiunonte Ali Ahmetin, Fazli Veliun dhe veprimtarët (VIDEO)

17 dhjetor – Në listën e tij si persona që ndiqeshin ishin Halil Halili, Adem Maksuti, Fadil Bajrami, Xhelil Xhelili, Gafurr Adili, etj. Ali Ahmedi si inspektor i lartë përmes informatorëve të tij po siguronte informacione mbi aktivitetet ilegale të personave të lartëpërmendur, një pjesë e të cilëve ishin student në Universitetin e Prishtinës.

Komisioni i Lustrimit në regjistrin e personave të lustruar dhe që kanë rezultuar si ndjekës zyrtar dhe bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete ka shpallur edhe Ali Ahmedin.

Bëhet fjalë për Ali Ahmedin, një inspektor i shërbimit sekret në të kaluarën në Kërçovë, i cili sipas vendimit të Komisionit të lustrimit gjatë periudhës së viteve të 80-ta kishte dhënë urdhra për ndjekjen dhe masa të tjera për veprimtarë të lëvizjeve kombëtare shqiptare të asaj periudhe.

Në listën e tij si persona që ndiqeshin ishin Halil Halili, Adem Maksuti, Fadil Bajrami, Xhelil Xhelili, Gafurr Adili, etj. Ali Ahmedi si inspektor i lartë përmes informatorëve të tij po siguronte informacione mbi aktivitetet ilegale të personave të lartëpërmendur, një pjesë e të cilëve ishin student në Universitetin e Prishtinës.

Por aktiviteti i tij ishte edhe sigurimi i informacioneve për veprimtarët e asaj kohe që jetonin dhe vepronin në Zvicër si Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Ismail Abdiu, Gëzim Bekteshi,Ferit Useini, Xhabir Bajrami, etj. Inspektori i shpallur përmes informatorëve të tij po siguronte të dhëna mbi aktivitetet e këtyre veprimtarëve në Zvicër.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *