Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti për vizitë zyrtare në Norvegji

Ali Ahmeti për vizitë zyrtare në Norvegji

2 dhjetor-Bashkëbiseduesit diskutuan rreth perspektivës Euro-atlantike të Maqedonisë, si dhe rajonit të Ballkanit Perendimor. Ahmeti theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit integrues të vendit, si dhe të rajonit në NATO dhe Bashkimin Evropian me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe njeherit krijimit të klimës më të mirë për investime, vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Fatmir Besimi, sot në Osllo, ka vazhduar fushatën diplomatike me vizitë zyrtare në Norvegji ku ka zhvilluar takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Lideri i BDI-së Ahmeti ka takuar drejtoreshën e përgjithshme të MPJ-së norvegjeze, Elisabeth Ualas, drejtorin politik të MPJ, Ueger Stromen, si dhe drejtorin për Ballkanin Perëndimor pranë MPJ, Hokon Blonkenborg.

Bashkëbiseduesit diskutuan rreth perspektivës Euro-atlantike të Maqedonisë, si dhe rajonit të Ballkanit Perendimor. Ahmeti theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit integrues të vendit, si dhe të rajonit në NATO dhe Bashkimin Evropian me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe njeherit krijimit të klimës më të mirë për investime, vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik.

Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian është prioritet i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe me partneritet me komunitetin ndërkombëtar mund të arrihet përparim në këto procese, në veçanti deri në samitin e rradhës së NATO-s në vitin 2014.

Autoritetet norvegjeze, si përfaqësues të një vendi anëtar të NATO-s dhe partner i Bashkimit Evropian, shprehën perkrahjen e tyre te hapur për synimet integruese Euro-atlantike të Maqedonisë dhe rajonit të Ballkanit perëndimor.

Kreu i BDI-së Ahmeti gjithashtu do të zhvillojë takime tjera, përfshirë edhe me investues potencial në Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *