Home / Lajme / Maqedoni / Ameti: USHT përmbylli një vit të suksesshëm (VIDEO)

Ameti: USHT përmbylli një vit të suksesshëm (VIDEO)

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës Vullnet Ameti e ka vlerësuar si të suksesshëm vitin 2013 për këtë universitet.

Ai tha se gjatë këtij viti janë realizuar investime të shumta si dhe janë akredituar programe të reja mësimore. Ahmeti tha se edhe gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdojmë aktivitetet për përmirësimin e mëtejmë të kushteve si dhe për ngritjen e cilësisë së studimeve.

“Për herë të parë, këtë vit, arritëm ta akreditojmë Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, si dhe të akreditojmë edhe 47 programe studimore, që funksionojnë në kuadër të 11 fakulteteve, ndërkaq jemi në procedurë themelimi të Fakultetit të Bujqësisë dhe Bioteknologjisë, po ashtu edhe të Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Teknologjisë. Me një angazhim intensiv, për promovimin e universitetit në panaire të edukimit, me prezantimin e ofertës sonë akademike para maturantëve, në të gjitha shkollat e mesme të vendit dhe më gjerë, ne kemi arritur ta realizojmë me sukses të plotë konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj, në ciklin e parë kemi regjistruar 4700 studentë, dhe në ciklin e dytë 1000 studentë për vitin akademik 2013/14”, deklaroi Vullnet Ameti, Rektor i USHT-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *