Home / Lajme / Maqedoni / ‘Amini’ për Car Dushanin në sy të ministrave (VIDEO)

‘Amini’ për Car Dushanin në sy të ministrave (VIDEO)

Shkup, 9 dhjetor – Vendosja e përmendores së Car Dushanit ishte paralajmëruar nga deputeti dhe kryetar i Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni (PDSM), Ivan Stoilkoviq.

Nga Kongresi i Pestë i PDSM-së, ku po merrnin pjesë edhe dy ministra qeveritarë, Stoilkoviq paralajmëron për ditën e nesërme, siç shprehet, rikthimin e Car Dushanit në Shkup.

“Që nga dita e nesërme, edhe ju do të mundeni, sikundër të gjitha gjeneratat e ardhshme të serbëve që jetojnë në këto hapësira, të sillni fëmijët tuaj tek Ura e Civilizimeve, ku do të vendoset përmendorja Car Dushanit dhe t’u rrëfeni atyre se ç’njeri i madh ishte ai, se në kohën e tij, Shkupi ishte kryeqyteti i një mbretërie të madhe”, thotë deputeti serb.

Videoja është publikuar ekskluzivisht nga portali Libertas, i cili shkruan se delegatëve të Kongresit u ishte drejtuar edhe ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska.

Ajo po shoqërohej nga ministri i Shëndetësisë dhe zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE-së, Nikola Todorov.

Në këtë mënyrë, bien poshtë arsyetimet e Qeverisë se nuk ka qenë në dijeni për vendosjen e figurës kontroverse, që nxiti reagime të zjarrta tek opinioni shqiptar por dhe tek ai maqedonas.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *