Home / Lajme / Maqedoni / Anija ruse e ngujuar në akullin e Antarktikut

Anija ruse e ngujuar në akullin e Antarktikut

29 dhjetor-Anija nuk rrezikon të fundoset, ndërsa 74 udhëtarët, kryesisht shkenctarë, turistë dhe anëtarë të kapitenerisë gjithashtu janë mirë dhe kanë sasi të mjaftueshme ushqimesh.

Anija ruse “Akademik Sokalskij” me 74 udhëtarë tashmë gati gjashtë ditë është e izoluar dhe e ngujuar në akujt e Antarktikut. (Video)

Një anije speciale australiane është nisur sot në mëngjes në operacionin e shpëtimit.

Anija ruse kishte nisur një ekspeditë të kërkimeve shkencore, por ajo nga erërat e fuqishme në oqean dhe temperaturat e ulta mbeti e ngujuar në Antarktik, që krijuan shtresa të mëdha të akullit rreth anijes.
Kapiteni i anijes arriti të lëshojë alarmin e ndihmës, që mbërriti në një bazë franceze.

Anija nuk rrezikon të fundoset, ndërsa 74 udhëtarët, kryesisht shkenctarë, turistë dhe anëtarë të kapitenerisë gjithashtu janë mirë dhe kanë sasi të mjaftueshme ushqimesh.

Mediat botërore informojnë se tashmë anija e shpëtimit është afër mbërritjes në vendin ku është ngujuar “Akademik Sokalskij”

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *