Home / Lajme / Maqedoni / Arifi viziton të lënduarit

Arifi viziton të lënduarit

19 dhjetor-Në orët e mbërmjes Teuta Arifi do të mbajë mbledhje me Shtabin për Emergjencë, gjatë së cilës do të raportohet rreth detajeve të ngjarjes së djeshme, masave të ndërmarra nga ky shtab dhe menaxhimin sa më efikas me situatën aktuale të shkaktuar nga zjarri i djeshëm.

Sot, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, i vizitoi fëmijët dhe nënat e tyre të cilët u shtruan dje në spitalin klinik të Shkupit si pasojë e lëndimeve që pësuan gjatë zjarrit të djeshëm të shkaktuar në ndërtesën Bllok 70 në Tetovë, duke vënë në dispozicion të plotë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme për rekuperimin sa më të shpejtë të tyre. Pas kësaj vizite ajo i takoi edhe anëtarët e këshillit banesor të ndërtesës Bllok 70 dhe përveç tyre edhe me vetë banorët e kësaj ndërtese. “Bashkë diskutuan mbi procesin e sanimit sa më të shpejtë të ndërtesës dhe rikthimit të banorëve nëpër banesat e tyre, si dhe për të gjitha nevojat tjera të këtyre banorëve gjatë kësaj periudhe. Vizita e saj e rradhës ishte te zjarrëfikësit, poashtu të lënduar, si pasojë e përpjekjeve të tyre heroike për të shuar zjarrin dhe evakuuar banorët e rrezikuar, gjendja shëndetësore e të cilëve gjatë ditës së sotme dukshëm është përmirësuar”, njoftojnë nga komuna e Tetovës.
Në orët e mbërmjes Teuta Arifi do të mbajë mbledhje me Shtabin për Emergjencë, gjatë së cilës do të raportohet rreth detajeve të ngjarjes së djeshme, masave të ndërmarra nga ky shtab dhe menaxhimin sa më efikas me situatën aktuale të shkaktuar nga zjarri i djeshëm.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *