Home / Lajme / Maqedoni / Arrestime në Veles dhe Shkup, kapen 100 kg marijuanë

Arrestime në Veles dhe Shkup, kapen 100 kg marijuanë

18 dhjetor- Siç është informuar jozyrtarisht nga burime policore, në këtë operacion janë arrestuar disa persona për trafikim me lëndë narkotike, ndërsa janë zbuluar mbi 100 kilogram drogë të llojit marijuanë.

Arrestime masive janë kryer mbrëmë në qytetin e Velesit në pjesën qendrore të Maqedonisë, pas zbulimit të një rrjeti të trafikimit të lëndëve narkotike.

Siç është informuar jozyrtarisht nga burime policore, në këtë operacion janë arrestuar disa persona për trafikim me lëndë narkotike, ndërsa janë zbuluar mbi 100 kilogram drogë të llojit marijuanë.

Në kuadër të operacionit janë bërë arrestime edhe në Shkup, me ç`rast në pranga kanë përfunduar tre persona.

Ministia e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar se sot do të jap detaje lidhur me arrestimet dhe ndalimin e këtij grupi kriminal të trafikimit të drogës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *