Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen 22 vajza në rajonin e Tetovës punonin si kërcimtare në lokale nate (VIDEO)

Arrestohen 22 vajza në rajonin e Tetovës punonin si kërcimtare në lokale nate (VIDEO)

Tetovë, 26 dhjetor – Në objektin hotelierik “Korabi” në fshatin Sedllarcë e Epërme, pronë e Z.L. “(36) nga Tetova, kumtoi MPB, janë hasur, e pastaj edhe arrestuar shtatë vajza nga Republika e Shqipërisë dhe një nga Republika e Bullgarisë.
Në objektin hotelierik “Zhelinë” në fshatin Zhelinë në pronësi të SH.I. (33) dhe M.F. (22) dhe dy nga Zhelina, janë gjetur shtetase shqiptare dhe maqedonase.

Në kontrolle policore në dy objekte hotelierike në fshatrat e Tetovës, Sedllarcë e Epërme dhe Zhelinë janë arrestuar 22 vajza, shtetase të Shqipërisë dhe të Maqedonisë dhe një shtetase bullgare, të cilat kryesisht kanë punuar si kërcimtare dhe këngëtare.

Në objektin hotelierik “Korabi” në fshatin Sedllarcë e Epërme, pronë e Z.L. “(36) nga Tetova, kumtoi MPB, janë hasur, e pastaj edhe arrestuar shtatë vajza nga Republika e Shqipërisë dhe një nga Republika e Bullgarisë.

Në objektin hotelierik “Zhelinë” në fshatin Zhelinë në pronësi të SH.I. (33) dhe M.F. (22) dhe dy nga Zhelina, janë gjetur shtetase shqiptare dhe maqedonase.

Të gjitha vajzat, të cilat kryesisht janë angazhuar si këngëtare dhe kërcimtare së bashku me pronarët e objekteve janë arrestuar dhe mbajtur në Sektorin për punë të brendshme Tetovë, për procedurë të mëtutjeshme në Sektorin për të huaj dhe riatdhesim.
Pas pastrimit të plotë të rasteve kundër të involvuarve do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *