Home / Lajme / Maqedoni / Asnjë detaj për plagosjen e pesëfishtë në Zherovjan (VIDEO)

Asnjë detaj për plagosjen e pesëfishtë në Zherovjan (VIDEO)

Tetovë, 17 dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me plagosjen e pesë vetave nga breshëritë e armëve në lokalin “Lovec” në Zherovjan të Tetovës.

Edhe pas ekspertizës së kryer dhe hetimeve të para, nuk është dhënë asnjë detaj mbi këtë ngjarje.

Nga Sekretariati i Punëve të Brendshme në Tetovë kanë theksuar se hetimet po vazhdojnë dhe se për momentin nuk mund të jepen hollësi mbi ngjarjen.

Pesë veta u plagosën nga të shtënat me armë mëngjesin e së hënës, nga tre persona të panjohur në lokalin “Lovec” në fshatin Zherovjan të Tetovës.

Incidenti ka ndodhur dje në orën 05.00 të mëngjesit, kur tre persona të panjohur me arme zjarri kanë hyrë në ambientet e restorantit dhe kanë shtënë në drejtim të personave dhe mysafirëve të pranishëm. Sulmuesit menjëherë janë arratisur në drejtim të panjohur. Në këtë incident me të shtëna janë plagosur pesë veta, që për shkak të plagëve të rënda janë dërguar në Qendrën e Emergjencës në Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *