Home / Sport / “Ballistët” me monolog në ‘Filipin e Dytë’

“Ballistët” me monolog në ‘Filipin e Dytë’

‘Ballistët’ e Shkëndijës atë që premtuan edhe e realizuan, pasi udhëtuan në numër të madh drejt Shkupit dhe ‘sunduan’ në stadiumin ‘Filipi i Dytë’, pa patur kundërshtar të denjë në tribuna. 300 tifozë të paralajmëruar dhe me bileta të siguruara paraprakisht dhe shumë të tjerë që udhëtuan me vetura private çuan numrin në rreth 500 tifozë të Shkëndijës në këtë përballje, që ishin dominant në krahasim me tifozët e paktë vendas.

S’mbahet mend kur për herë të fundit Vardari ka qenë aq inferior në aspektin e tifozëve në teren vendas. ‘Ballistët’ e Shkëndijës atë që premtuan edhe e realizuan, pasi udhëtuan në numër të madh drejt Shkupit dhe ‘sunduan’ në stadiumin ‘Filipi i Dytë’, pa patur kundërshtar të denjë në tribuna. 300 tifozë të paralajmëruar dhe me bileta të siguruara paraprakisht dhe shumë të tjerë që udhëtuan me vetura private çuan numrin në rreth 500 tifozë të Shkëndijës në këtë përballje, që ishin dominant në krahasim me tifozët e paktë vendas. ‘Komitët’ munguan, ndërsa tifozët e paktë vendas ishin kundërshtar jo i denjë për ‘Ballistët’ Zëri dhe kënga shqiptare nuk u ndal për 90-të minuta në tribuna dhe shikuar në këtë drejtim Shkëndija ishte ekipi që ngjante si vendas. Rezultati mundej të jetë edhe më i mirë nëse Nexhipi do të reaizonte penaltinë, mirëpo ‘Ballistët’ dijnë të vlerësojnë mundin dhe angazhimin maksima, duke duartrokitur futbollistët për performansën e treguar. Korektë gjatë gjithë kohës dhe duartorokitjet për Nexhipin që humbi penaltinë, tregojnë për mbështetjen e madhe që tifozët i japin ekipit. Ndeshja Vardari-Shkëndija u mbyll baraz, por fitues moral në këtë përballje sigurisht se dolën ‘Ballistët’.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *