Home / Lajme / Maqedoni / Bastiset dhe vidhet banesa e pronarit të ueb portalit Tetovasot

Bastiset dhe vidhet banesa e pronarit të ueb portalit Tetovasot

25 dhjetor-Vjedhja ka ndodhur të martën mbrëma rreth orës 19.00 kur persona ende të panjohur kanë shfrytëzuar mungesën e familjarëve dhe kanë arritur të vjedhin stoli ari në vlerë rreth 1500 euro. Banesa ndodhet në rrugën Braqa Milladonovi afër shkollës së mesme Tekstile

Vjedhje e radhës është rregjistruar në qytetin e Tetovës. Kësaj radhe hajnat kanë bastisur dhe vjedhur banesën e pronarit të ueb portalit Tetovasot Rami Mislimi. Vjedhja ka ndodhur të martën mbrëma rreth orës 19.00 kur persona ende të panjohur kanë shfrytëzuar mungesën e familjarëve dhe kanë arritur të vjedhin stoli ari në vlerë rreth 1500 euro, njofton Tv KOHA.

Banesa ndodhet në rrugën Braqa Milladonovi afër shkollës së mesme Tekstile, ndërsa pronari është shprehur se rastin e ka denoncuar në policinë e Tetovës, të cilët kanë dalur në vendngjarje dhe kanë bërë hetimin.
Pronari I portalit Tetovasot, është shprehur se vjedhjen e ka hetuar pasi është kthyer në shtëpi ndërsa hajnat në banesë kanë hyrë duke thyer derën e banesës, transmeton Tv KOHA

Ata kanë marrë stolinë e arrit dhe më pas janë larguar pa u hetuar nga askush ndërsa përveçse kanë marrë arrin nuk kanë shkaktuar dëme të tjera. Policia e Tetovës ka bërë të ditur se punon në zbardhjen e kësaj vjedhje. Ndryshe, kohëve tëfundit në Tetovë janë shtuar dukshëm vjedhjet nëpër banesa dhe shtëpi private.

Kryesisht ata shfrytëzojnë mungesën e banorëve dhe marrin stolitë e arrit dhe largohen pa u vërejtur nga askush.TV KOHA.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *