Home / Sport / Bayern Munich dhe Shaqiri ngren në qiell trofeun e Botërorit të Klubeve

Bayern Munich dhe Shaqiri ngren në qiell trofeun e Botërorit të Klubeve

Për kampionët e Europës golin e parë e shënoi Dante që në minutën e 7’ të takimit, duke menduar se ndoshta do të kishte një “festival” golash nga bavarezët. Në minutën e 22’ është Thiago Alcantara ai që dyfishon rezultatin duke dashur t’i mbyllin që në pjesën e parë llogaritë.

Bayern Munich “koleksionon” trofeun e pestë për këtë vit. Bavarezët triumfojnë 2-0 ndaj Raja Casablanca duke fituar Botërorin e Klubeve të zhvilluar në Marok. Sfida parashikohej e lehtë në letër për skuadrën e Pep Guardiolës përballë vendasve modestë të Rajas, dhe në fakt e tillë rezultoi. Për kampionët e Europës golin e parë e shënoi Dante që në minutën e 7’ të takimit, duke menduar se ndoshta do të kishte një “festival” golash nga bavarezët. Në minutën e 22’ është Thiago Alcantara ai që dyfishon rezultatin duke dashur t’i mbyllin që në pjesën e parë llogaritë. Në fraksionin e dytë bavarezët nuk e kanë aspak të vështirë të kontrollojnë lojën edhe pse vendasit tentojnë të realizojnë të paktën golin e nderit, por pa sukses. Gjithçka mbetet e pandryshuar deri në fund me Bayern që konfirmohet si skuadra më e mirë e momentin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *