Home / Lajme / Maqedoni / BB: Maqedonia duhet të ulë varfërinë

BB: Maqedonia duhet të ulë varfërinë

10 dhjetor-“Aktualisht në Maqedoni problemi është se nga njëra anë njerëzit nuk mund të gjejnë punë , dhe kompanitë kanë probleme për të plotësuar vendet e punës, veçanërisht ato që kërkojnë punëtorë të kualifikuar. Duhet të ketë përqëndrim në aftësitë e njerëzve, dhe klimën e biznesit” , theksoi Proskurjakova

Maqedonia duhet të përpiqet për të ulur varfërinë dhe për të siguruar një shpërndarje të drejtë të të ardhurave.

Këto janë rekomandimet kryesore në raportin e rregullt për Evropën Juglindore të përgatitur Banka Botërore.

Gjithashtu, raporti sugjeron se rritja ekonomike në Maqedoni në gjysmën e parë të vitit 2013 është më e larta në rajon për shkak të punëve dhe aktiviteteve dinamike në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve.

Drejtorja e Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni Tatjana Proskurjakova thotë se është mirë që vendi ka shënuar rritje pozitive, por se ” frytet ” e asaj rritjeje duhet të shpërndahen tek popullata për të ulur papunësinë.

“Aktualisht në Maqedoni problemi është se nga njëra anë njerëzit nuk mund të gjejnë punë , dhe kompanitë kanë probleme për të plotësuar vendet e punës, veçanërisht ato që kërkojnë punëtorë të kualifikuar. Duhet të ketë përqëndrim në aftësitë e njerëzve, dhe klimën e biznesit” , theksoi Proskurjakova .

Sipas raportit, sa i përket borxhit të jashtë, vendi është ende në një zonë të qëndrueshme, por duhet të jetë i kujdesshëm. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *