Home / Lajme / Maqedoni / BDI dhe PDSH akuzohen për Shkupi 2014 (VIDEO)

BDI dhe PDSH akuzohen për Shkupi 2014 (VIDEO)

Tetovë, 05 dhjetor – Dy partitë më të mëdha shqiptare BDi-ja dhe PDSH-ja, kanë shkëmbyer sot akuza për projektin Shkupi 2014. Pas akuzave në adresë të PDSH-së nga ana e BDI-së, ka reaguar edhe PDSH.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sot lidhur me vendosjen e përmendores së mbretit serb Car Dushani në Shkup si pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Përmes një komunikate kjo parti thekson se përmendorja e të ashtuquajturit “Car Dushani” në Shkup si dhe i gjithë proekti Shkupi 2014 është pjesë e peshqeshit fatkeq të cilin Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) i’u bëri të gjithë shqiptarëve qysh në kohën kur iuzurpoi institucionet e vendit pa vullnetin e shqiptarëve, vetëm për tu bë pjesë e pushtetit.“Ashtu siç ju kemi njohtuar edhe më herët me prezentimin e të gjitha dokumenteve të nënshkruara nga Ministrat e z. Menduh Thaçi dhe të PDSHsë, i gjithë proekti kontraverz Shkupi 2014 është pjellë e koalicionit jolegjitim nga viti 2006 gjer në vitin 2008. Shqiptarët po e paguajnë shumë strenjtë koston e vërbërisë për pushtet të PDSHsë dhe të z. Menduh Thaçi. Publikisht i pyesim që të na tregojnë neve si dhe të gjithë shqiptarëve, edhe sa “befasi” i keni planifikuar për shqiptarët gjer në vitin 2014, edhe sa përmendore i keni miratuar qysh në vitin 2007?”, theksohet në komunikatën e BDI. Sipas saj, pas ardhjes në pushtet dhe verifikimit të situatës alarmante është arritur siç thuhet të sigurohet vendimi dhe fonde për përmendoret e Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit dhe Nexhati Agollit, bashkë me sheshin Skënderbeu dhe Teatrin Shqiptar. Në ndërkohë ka reaguar edhe Partia Demokratike Shqiptare.
Në reagimin e kësaj partie thuhet. Pas 6 vitesh në Qeveri në dy mandate, pas 6 buxhetesh të miratuara nga ana e tyre që me paratë e shqiptarëve financon projektin Shkupi 2014, sot, pa fije turpi, Ali Ahmeti dhe BDI e bënë tentimin e fundit për t’u shfajësuar para votuesve të vetë për veprat e qeverisjes me Gruevskin, kjo e fundit me vendosjen e përmendores së Car Dushanit është kulmi! Ngel që në ditët në vijim të dalin ta fajësojnë PDSH-në edhe për rrahjen e më shumë se 300 nxënësve shqiptarë nga ana maqedonasve që kanë ndodhur dhe po ndodhin nëpër rrugët e Shkupit, të na fajësojnë edhe pse nuk kanë qasje shqiptarët nëpër institucione, pse nuk mund të marrin as 2% të buxhetit që mbushet me paret e shqiptarëve, të na fajësojnë edhe për Monstrën, për bastisjet e qindra familjeve shqiptare, për dënimin e nënave shqiptare, për tekstet shkollore ofenduese për shqiptarët, për bllokada ndaj Kosovës, për enciklopedi e marrëzi të tjera që për këto 7 vite në qeveri ua bëjnë shqiptarëve”, thuhet në reagimin e PDSH-së. Më tej në reagim thuhet “E kemi parasysh se si ndjehen ata që e votuan Alinë e BDI-në kur këta ua vendosën “Car Dushanin” e shume “cara” tjerë në mes të Shkupit, por ky reagim i sodit është kulmi i ofendimit që u bëhet atyre. Tallje, përbuzje dhe poshtërim. Votuesit e Alisë dhe të BDI-së e kanë më se të qartë se ai, Alija e BDI-ja nuk kanë guxim e dije të parandalojë asnjë projekt antishqiptar, por këtë vasalitet tentojnë ta arsyetojnë duke shpifur vend e pa vend”, qëndron në reagimin e PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *