Home / Lajme / Maqedoni / Bejta: Çmimi evropian dëshmi për punën tonë (VIDEO)

Bejta: Çmimi evropian dëshmi për punën tonë (VIDEO)

Gostivar, 13 dhjetor – Kreu i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta ka pranuar në vjenë të Austrisë, çmimin që komunës së Gostivarit iu ndajtë nga Shoqata Evropiane për kërkime cilësore (ESQR), për praktika më të mira në vitin 2013.

Ceremonia e prezantimit të Çmimit Evropian për praktikat më të mira 2013, u mbajt te ish pallati për mysafirët e perandorit austriak në Vjenë të Austrisë, ndërsa komuna e gostivarit ka qenë e vetmja në Ballkan që ka pranuar këtë çmim, tha në preskonferencën e sotmë shefi I kabinetit të Bejtës Bashkim Hasani. Ndërkaq, Çmimi Evropian për programin e praktikave më të mira hedh një vështrim të plotë në punën e madhe që liderët e biznesit vënë në kompanitë dhe organizatat e tyre, por gjithashtu njeh edhe përpjekjet e punëdhënësve dhe siguron motivim për përparim të vazhdueshëm tha Nevzat Bejta, kryetar I komunës së Gostivarit

“Punën e çdo udhëheqësi dhe të punësuari në Komunën e Gostivarit dhe punën time si kryetar komune, përveç që e ndjekin qytetarët kur ne jemi duke punuar e ndjekin edhe institucionet e ndryshme ndërkombëtare. Ky çmim është një kënaqësi e madhe shpirtërore shkaku se ne jemi duke punuar pa ndërprerë jemi shumë të hapur me qytetarët, kemi bë shumë punjë në interest ë qytetarëve dhe neve sna ka marrë mendja se punën tonë e ndjekin edhe institucionet ndërkomëbëtare dhe ata kanë ndjekur punën tonë për periudhën e shkuar dhe dhe për mua të punësuarit qytetarët e Gostivarit dhe shqiptarët është një mburje që më kanë zgjedhur kryetari më i mirë menaxhuesi më i mirë në mesin e kryetarëve të pesë kontinenteve.”

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *