Home / Lajme / Maqedoni / Bejta në Vienë për të marrë çmimin e komunës

Bejta në Vienë për të marrë çmimin e komunës

Gostivar, 06 dhjetor – Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta do të qëndroje në Vjenë të Austrisë ku do të merr pjesë në ndarjen e çmimit Evropian për praktikat më të mira të vitit 2013.

Kryetari Bejta do ta merr çmimin që komunës së Gostivarit do i ndahet nga Shoqata Evropiane për kërkime cilësore (ESQR), për praktika më të mira në vitin 2013. Ceremonia e prezantimit të Çmimit Evropian për praktikat më të mira 2013, do të mbahet të dielën me datë 8 dhjetor, te ish pallati për mysafirët e perandorit austriak në Vjenë të Austrisë. Çmimi Evropian për programin e praktikave më të mira hedh një vështrim të plotë në punën e madhe që liderët e biznesit vënë në kompanitë dhe organizatat e tyre, por gjithashtu njeh edhe përpjekjet e punëdhënësve dhe siguron motivim për përparim të vazhdueshëm.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *