Home / Lajme / Maqedoni / Bejta numëron të arriturat

Bejta numëron të arriturat

23 dhjetor-Ai tha se po e përfundojmë vitin 2013 ashtu siç e filluam mandatin, duke punuar dhe duke realizuar punë dhe projekte të rëndësishme për qytetin e Gostivarit dhe vendbanimet e komunës së Gostivarit, por, e rëndësishme është se gjithçka që e kemi realizuar, e kemi bërë në të mirë të qytetarëve të Gostivarit.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me kryetarin e Këshillit komunal, Nasir Musliu dhe bashkëpunëtoret e tij, mbajti konferencë për shtyp për të raportuar për punën e bërë gjatë vitit 2013, respektivisht për periudhën prill – dhjetor 2013.

Në fjalimin e tij, kryetari Bejta foli për punët, projektet dhe investimet që janë realizuar gjatë qeverisjes me komunën e Gostivarit. Sot, komuna është e hapur për të gjithë, pa dallim kombësie, feje, apo përkatësie politike, qytetarët nuk dallohen. Tanimë komuna frymon lirshëm, qytetarët takohen me kryetarin e komunës dhe administratën komunale çdoherë kur ata kanë nevojë. Ky edhe ishte qëllimi ynë, pra jemi një komunë e hapur, një komunë e gjithë qytetarëve”, tha më tej kryetari Bejta.

Ai tha se po e përfundojmë vitin 2013 ashtu siç e filluam mandatin, duke punuar dhe duke realizuar punë dhe projekte të rëndësishme për qytetin e Gostivarit dhe vendbanimet e komunës së Gostivarit, por, e rëndësishme është se gjithçka që e kemi realizuar, e kemi bërë në të mirë të qytetarëve të Gostivarit.

Marrë në përgjithësi, vetëm nga buxheti i komunës së Gostivarit dhe i Ndërmarrjes publike “Komunalec”, janë investuar 78 milion e 550.900 denarë, ose mbi 1 milion e 277 mijë euro, ndërsa së bashku me investimet e realizuara me mjete të institucioneve ndërkombëtare, në vitin 2013 në komunën e Gostivarit janë investuar 4 milion e 149.250 euro”, nënvizoi kryetari Nevzat Bejta.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *