Home / Lajme / Maqedoni / Bejta u takua me ambasadorin e Maqedonisë në Sarajevë, Rexhepi

Bejta u takua me ambasadorin e Maqedonisë në Sarajevë, Rexhepi

17 dhjetor-Edhe Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Gostivarit, Bashkim Hasani në emër të të gjithë anëtarëve të delegacionit nga komuna e Gostivarit e falënderoi ambasadorin Rami Rexhepi dhe kryetarin Ibrahim Haxhibajriq për marrëveshjen për binjakëzim dhe tha se tani përveç ambasadës, qytetarëve tanë nga Gostivari u janë hapur edhe dyert e komunës së Stari Gradit

Një delegacion i komunës së Gostivarit, i kryesuar nga kryetari i komunës, Nevzat Bejta, gjatë vizitës në Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës, e vizitoi edhe ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Sarajevë, ku u prit nga ambasadori Rami Rexhepi.

Në takim mori pjesë edhe kryetari i komunës së Stari Gradit, Ibrahim Haxhibajriq, ku u bisedua për dobitë që qytetarët e komunës së Gostivarit dhe komunës së Stari Gradit do të kenë pas nënshkrimit të marrëveshjes për binjakëzim si dhe për punën dhe rolin që ka ambasadori në çdo vend si dhe për tema.

“Me ardhjen tonë dyert e ambasadës u hapën për të gjithë qytetarët e Maqedonisë që gjinden në Bosnjë dhe Hercegovinë. Bashkatdhetarët tanë më kanë pritur shumë mirë unë jam në shërbim të tyre dhe çfarëdo halli apo nevoje që ata kanë jam përpjekur për tua zgjidhur. Gjithashtu si ambasador kam raporte të mira edhe me ambasadorët e vendeve tjera këtu, sidomos me ato të rajonit dhe qytetarëve tanë ua kemi lehtësuar mjaftë punën”, tha Rexhepi.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta me këtë rast falënderoi ambasadorin Rexhepi për organizimin dhe mikpritjen që ai dhe bashkatdhetarët tanë e organizuan gjatë qëndrimit në Bosnjë.

“Falënderoj ambasadorin tonë Rexhepi për gjithë organizimin dhe për finalizimin e marrëveshjes për binjakëzim me komunën e Stari Gradit. Ambasadat gjithandej ku gjinden, janë edhe shtëpitë tona dhe është vend që i afron të gjithë qytetarët. Qytetarët tanë duhet ta dinë se ambasadori ka rol të fuqishëm dhe të rëndësishëm, prandaj për çdo nevojë që ata kanë, le të paraqiten në cilëndo ambasadë ose konsullatë të Maqedonisë, varësisht në cilin vend të botës ndodhen, le të kërkojnë ndihmë sepse ambasadorët janë të emëruar për të mirë të qytetarëve të vetë”, tha Bejta.

Edhe Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Gostivarit, Bashkim Hasani në emër të të gjithë anëtarëve të delegacionit nga komuna e Gostivarit e falënderoi ambasadorin Rami Rexhepi dhe kryetarin Ibrahim Haxhibajriq për marrëveshjen për binjakëzim dhe tha se tani përveç ambasadës, qytetarëve tanë nga Gostivari u janë hapur edhe dyert e komunës së Stari Gradit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *