Home / Sport / Berat Jakupi fitoi në kampionatin zgjedhor, do ta përfaqësoje Maqedoninë në Evropianin në Portugali

Berat Jakupi fitoi në kampionatin zgjedhor, do ta përfaqësoje Maqedoninë në Evropianin në Portugali

Berati ka zhvilluar tre lufta edhe atë ka fituar 4:0 ndaj Florim Nesimit nga K.K Bashkim i Kumanovës dhe nga Simon Antiç dhe Emanuel Risteskit të K.K Makpetrol, ndaj të cilëve ka fituar me rezultat 4:1 dhe 4:0. 

Karateisti i mirënjohur nga Gostivari, Berat Jakupi e përmbylli vitin 2013 me fitore, kësaj herë duke fituar në Kampionatin Zgjedhor, me çka Berati ka siguruar pjesëmarrje dhe do e përfaqësoje Maqedoninë në Kampionatin Evropian për kadet, junior dhe U21 që në shkurt të vitit të ardhshëm do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Berati ka zhvilluar tre lufta edhe atë ka fituar 4:0 ndaj Florim Nesimit nga K.K Bashkim i Kumanovës dhe nga Simon Antiç dhe Emanuel Risteskit të K.K Makpetrol, ndaj të cilëve ka fituar me rezultat 4:1 dhe 4:0.  “Kjo ishte gara që më jepte vizën për në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Ishte garë e vështirë në anën psikologjike sepse një gabim i vogël mund të me linte jashtë Evropianit në Portugali. Do përgatitem që vitin e ardhshme ti përsëris rezultatet bile të arrijë rezultate edhe më të mira”, tha për Radio Vala, karateisti, Berat Jakupi. 

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *