Home / Sport / Berat Jakupi shpallet sportist i vitit

Berat Jakupi shpallet sportist i vitit

“Normal që është një privilegj shumë i madh për shkak se ka shumë sportistë shqiptarë në Maqedoni dhe këtë vit pikërisht unë u shpalla si sportist më i mirë. Ndjehem shumë i lutmur për këtë cmim dhe për këtë shkak dua të falemenderoj edhe organizatorët e këtij manifestimi të cilët na bënë të mundshëm që në si sportristë të shpallemi më të mirët dhe poashtu që të kemi motiv më tepër për vitet e ardhshme”, është shprehur Berat Jakupi, pas pranimit të cmimit për sportistin më të mirë shqiptar të vitit në Maqedoni.

Të shtunën në Tetovë për herë të katërt me rradhë Klubi i Atletikës Studenti dhe Lidhja e futbollit të shqiptarëve në Austri organizoi manifestimin tradicional për zgjedhjen e sportistit shqiptar më të mirë të vitit në Maqedoni. Duke marë parasysh rezultatet e arritura dhe sukseset e cdo sportisti gjatë vitit që lëmë pas, cmimi kryesor ‘Sportisti shqiptar më i mirë i vitit’ ka shkuar në duart e karatesitit Berat Jakupit. Sukseset e mëdha që ky karateist po i arrin në kontuinitet në garat ndërkombëtare kanë bërë që ai të jetë në mesin e favoritëve për këtë cmim, ndërsa vendimtar për ngjitjen e tij në pozitën më të lartë të piedestalit të këtij manifestimi ishte medalja e bronzit në Kampionatin Botëror për kadetë dhe junior e zhvilluar muaj më parë në Guadalhara të Spanjës. “Normal që është një privilegj shumë i madh për shkak se ka shumë sportistë shqiptarë në Maqedoni dhe këtë vit pikërisht unë u shpalla si sportist më i mirë. Ndjehem shumë i lutmur për këtë cmim dhe për këtë shkak dua të falemenderoj edhe organizatorët e këtij manifestimi të cilët na bënë të mundshëm që në si sportristë të shpallemi më të mirët dhe poashtu që të kemi motiv më tepër për vitet e ardhshme”, është shprehur Berat Jakupi, pas pranimit të cmimit për sportistin më të mirë shqiptar të vitit në Maqedoni. Kareteistja Edita Ademi u përzgjodh si sportistja e vitit në diasporë, ndërsa Valbona Selimit i takoi cmimi i më të mirës në kategori të femrave. Trajneri i Klubit të Karatesë Fati, Arlind Huseini u shpall trajneri më i mirë i vitit, Isa Emruli u zgjodh arbitri më i mirë, ndërsa organizatorët ndanë mirënjohje të vecantë për Lazim Destanin, në shenjë falemenderimi që shpëtoi KF Shkëndija në një moment delikat. Me mirënjohje u nderuan edhe shumë sportistë tjerë, shpresa të sportit, ndërsa si gazetarë më të suksesshëm për vitin që lëmë pas u zgjodhën Reshat Ibraimi, Zuhra Sabedini dhe Denis Shabani. 

Gjithashtu lexo

“Ballistët” kallin Milanon (Foto/Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano. Grupi i tifozëve “Ballistët”, kanë udhëtuar për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *