Home / Lajme / Maqedoni / Besimi:Ska datë për fillim të negociatave (VIDEO)

Besimi:Ska datë për fillim të negociatave (VIDEO)

13 dhjetor – Zëvendëskryeministri thotë se si vazhdimësi e aktivitet të tërësishme të Qeverisë, këtë periudhë ai ka vizituar më shumë institucione dhe ka realizuar takime përmes të cilave ka prezantuar çfarë mund të bëjë Republika e Maqedonisë në periudhën mes raportit të Komisionit dhe Samitit të Këshillit Evropian me qëllim të përforcimit të argumenteve për fillimin e negociatave. Ai ka informuar lidhur me reformat e kodit zgjedhor i cili sipas Besimit duhet me qasje konsesnuale të partive politike te ne të miratohet, në suaza të rekomandimeve të OSBE-së.

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i obliguar për eurointegrime Fatmir Besimi, sot qëndroi për vizitë pune në Bruksel, ku ka pasur takime me ambasadorët e vendeve-anëtarë të Bashkimit Evropian, drejtorin e Drejtorisë për zgjerim, Kristian Danielson dhe me sekretarin e përgjithshëm të shërbimit evropian për marrëdhënie të jashtme ((EEAS), Pjer Vimont.
Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, Besimi në këto takime e ka përsëritur angazhimin e Maqedonisë për integrim euroatlantik si qëllim strategjik të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, por nga bashkëbiseduesit është njoftuar qartë se në këtë moment nuk ka konsenzus në union për vendin tonë që të marrë datë për negociata për anëtarësim në Samitin e Këshillit Evropian që do të mbahet më 19 të këtij muaji.
“Ne nuk dëshirojmë të krijojmë pritje joreale lidhur me atë nëse Maqedonia do të marrë datë nga Këshilli evropian në Samitin e ardhshëm. Realisht, në këtë rast kur ende nuk është zgjidhur çështja për emrin me Greqinë dhe çështja e hapur me Bullgarinë, realisht në situatë të tillë nuk ka konsenzus nga të gjitha anëtaret e Unionit për marrje të datës për negociata”, tha Besimi.
Sipas zëvendëskryeministrit të Maqedonisë për eurointegrime, është me rëndësi që në konkludimet pritet të ketë dinamikë për reforma në periudhën e ardhshme dhe çështja lidhur me emrin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore të jetë pjesë e konkludimeve që do të thotë se kjo është përkrahje politike për Maqedoninë që në këtë proces të tregojë përparim, pa dallim që në BE nuk ekzistojnë mekanizma të cilat do të ndikojnë se si të zgjidhet kontesti i një vendi anëtar dhe një vendi i cili nuk është anëtar.
“Kjo është përkrahje politike dhe dritare për Eurokomisionin që më shumë të angazhohet lidhur me çështjen për emrin dhe çështjet e hapura me fqinjët. Faktikisht ajo që vlerësojmë se duhet të përfshihet bashkësia ndërkombëtare, në fakt vendet-anëtare të BE-së ose institucionet evropiane disi të ndihmojnë në procesin, e jo ta zgjidhin, pasi këtë duhet ne vet ta zgjidhim me Greqinë, por ata mund të ndihmojnë dhe me rëndësi është në këtë proces të përfshihen. Kemi shembuj të suksesshëm në rajon, ku palët të treta janë përfshirë, si në rastin e Sllovenisë dhe Kroacisë dhe me Serbinë dhe Kosovën. Modelet e tilla duhet të shfrytëzohen edhe në shembullin me Republikën e Maqedonisë që të mund të tregojmë përparim”, shtoi Besimi.
Lidhur me vizitën e tij në Bruksel, Besimi nuk fsheh se korrespondon me periudhën kur përgatiten konkluzione për Samitin e dhjetorit të Këshillit të Evropës lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian që e përfshinë edhe Republikën e Maqedonisë. Ai thotë se kjo është e rëndësishme sepse kjo periudhë shfrytëzohet të diskutohet lidhur me përmbajtjen, edhe pse dokumentin me konkluzione e përgatitin vendet anëtare, por zëvendëskryetari i Qeverisë thotë se në mënyrë miqësore dhe të hapur ai ka biseduar me ambasadorët e vendeve nga Unioni sepse vendi ynë pret të ketë konkluzione dhe do të ishte e dobishme për periudhën e ardhshme.
“Me rëndësi është që edhe këtë vit, Maqedonia ka rekomandim të qartë nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave inkuadruese. Konkluzionet është me rëndësi ta notojnë dinamikën e realizimit të procesit në periudhën e ardhshme. Kjo ka të bëjë me Dialogun inkuadrues të nivelit të lartë (HLAD) dhe sferat prioritare që do të përfshihen në periudhën që vijojnë dhe dinamikë e caktuar për realizimin e këtyre aktiveve. Komisioni Evropian do të njoftojë për tërë këtë, ndërsa e njëjta do të jetë pjesë nga diskutimi i Këshilli të BE-së në vitin e ardhshëm. Si në aspektin e agjendës reformuese, por edhe nga aspekti i marrëdhënieve mira fqinjësore me Greqinë dhe Bullgarinë”, thekson Besimi.
Zëvendëskryeministri thotë se si vazhdimësi e aktivitet të tërësishme të Qeverisë, këtë periudhë ai ka vizituar më shumë institucione dhe ka realizuar takime përmes të cilave ka prezantuar çfarë mund të bëjë Republika e Maqedonisë në periudhën mes raportit të Komisionit dhe Samitit të Këshillit Evropian me qëllim të përforcimit të argumenteve për fillimin e negociatave. Ai ka informuar lidhur me reformat e kodit zgjedhor i cili sipas Besimit duhet me qasje konsesnuale të partive politike te ne të miratohet, në suaza të rekomandimeve të OSBE-së.
“Lidhur me dialogun e gazetarëve i treguam për përpjekjet që i bëjmë lidhur me të njëjtën dhe përforcimin e lirisë së shprehjes. Ndërsa lidhur me implementim e rekomandimeve nga marrëveshja e marsit nga këto takime doli se pritjet janë në këto sfera Maqedonia duhet të tregojë progres. Gjithashtu, pritet edhe vendi ynë të vazhdojë të investojë në përforcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në Maqedoni si shtyllë e stabiliteti dhe zhvillimi të vendit” shtoi zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *