Home / Lajme / Maqedoni / BFI: BDI e pa afte dhe pa kompetenca ne qeverine Gruevski

BFI: BDI e pa afte dhe pa kompetenca ne qeverine Gruevski

Toka e premtuar për ndërtimin e rezidencës së BFI-së në afërsi të Kalasë së Shkupit i është shitur biznesmenit Orce Kamçev.

Toka e premtuar për ndërtimin e rezidencës së BFI-së në afërsi të Kalasë së Shkupit i është shitur biznesmenit Orce Kamçev. Këtë e bëri të ditur kreu i BFI-së Sylejman Rexhepi në një prononcim për Alsat. Rexhepi tha se ndihet i tradhtuar pasi paraprakisht për këtë çështje është takuar dhe ka biseduar me kryeministrin Gruevski dhe zyrtarë tjerë të lartët Qeverisë të cilët kanë premtuar se kjo tokë i takon vetëm BFI-së.

“Këtë lokacion që ka qenë enkas për bashkësinë islame dhe ne kemi investuar, nuk është e mundur Orce Kamçev, njeri të cilin unë personalisht nuk e njoh, por kam informata se nuk është person i dëshiruar dhe i ndershëm por është njeri i afërt i z.Gruevski. Ne kemi investuar dikur rreth 50 mijë euro, dhe pas gjithë kësaj tradhtohemi parimisht në marrëveshjen, se marrëveshja me qeverinë ka qenë të kenë drejtë të konkurrojnë në ankandin publik vetëm bashkësitë fetare”, deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.

Nga ana tjetër kreu i BFI-së Rexhepi i quajti të paaftë përfaqësuesit shqiptarë në qeveri, të cilët nuk mund të mbrojnë interesat e qytetarëve.

“Xhelal Bajrami është i paaftë që të bisedojë për këtë çështje, Xhelal Bajrami është i pakapshëm dhe Xhelal Bajrami nuk ka fuqi dhe pushtet, por jo vetëm Xhelal Bajrami por edhe e faktorët e tjerë që paritcipojnë në këtë qeveri janë të paaftë dhe pa kompetenca.Gjithashtu Tahir Hani pati garantuar se unë e kryej këtë punë kur ai isht zv/ministër, për fat të keq edhe kreu më i lartë i partisë së BDI-së Ali Ahmeti kinse ka biseduar me kryeministrin por bisedat janë zhvilluar të pozicionit të dobët, i thash më tha, dhe në fund asgjë”, tha Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.

Xhelal Bajrami për këtë dështim fajëson siç thotë, qarqe brenda ministrisë në të cilën vetë është zv/ministër. Ai tha se ndokush në këtë ministri ka punuar kundër dhënies së tokës BFI-së.

“Ndoshta te ministri apo dikush tjetër më poshtë ne ende jemi duke bërë analiza pse erdhi deri te kjo nga ana tjetër po punojmë që këtë situatë ta rikthejmë nga fillimi..të njëjtit bënë një lëshim të vogël teknik, lëshim për të cilin mendoj se do të mundeshte të tejkalohet, por kam përshtypje se disa qarqe në Ministrit të transportit dhe lidhjeve nuk kishin vullnet për ta tejkaluar këtë dhe ndodhi ajo që ndodhi u mbajt ankandi publik pa bashkësinë islame. Ende nuk është gjithçka përfundimtare ne po punojmë në zbulimin e atyre që nuk patën vullnet dhe ndoshta me tendencë e bënë këtë që të mbahet ankandi publik pa pjesëmarrjen e BFI-së dhe nga ana tjetër jemi duke punuar që gjithë këtë ta kthejmë prej fillimi”, deklaroi Xhelal Bajrami, zv/ministër për transport dhe lidhje.

Kreu i BFI-së Sylejman Rexhepi tha se do të reagojë tek faktorët të brendshëm dhe ndërkombëtarë për diskriminimin që i bëhet Bashkësisë islame, ndërkaq shtoi se nëse ky gabim nuk përmirësohet do të mbart pasoja. Sipas kreut të BFI-së diskriminimi që po i bëhet bashkësisë islame në vend është i papranueshëm në kohën kur këto çështje iu janë zgjidhur të gjitha bashkësive të tjera fetare ne vend. Rexhepi tha se nuk do heqin dorë edhe nga kërkesa për rindërtimin e Burmali Xhamisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *